Dhori Qiriazi: Dikur në vjeshtë

Dikur në vjeshtë, kur pellgjet ngrijnë,
dëgjova larg të sajnë zë,
kaq shumë e desha unë Kristinën
sa nuk e donte njeri më!

Pran`saj gjithnjë desha të rrija
desha të shihja veç atë;
e dashur kaq më ish Kristina
sa kurrë s`desha njeri më!

Kur vjeshta ngreh prap`suferinë
më ngjan se ndjej të sajnë zë;
kaq shumë e desha unë Kristinën
sa nuk e donte njeri më!

Mbi gji të saj desha të flija
atje të flija përgjithnjë,
e dashur kaq më ish Kristina
sa kurrë s`desha njeri më!