Diana Zhiti: Kush thotë se burrat nuk qajnë

diana zhiti

Kush thotë se burrat nuk qajnë,
se dhëmbjen shpirtërore nuk e njohin,
me diva të paepur vërtetë ngjajnë
ëndrra me yje e Hënë nuk shohin?

Kush tha se nuk ndjejnë drithërima
dhimbje dashurie s’përjetojnë,
ndonse në pamjen e parë duken trima,
përbrënda për një puthje s’përgjërojnë?

Kush thotë se nuk njohin ligështimin,
për lulet që këpusin s’mallëngjehen,
nën petk’rëndin e fshehin trishtimin,
netëve, të vetmuar, në vajë s’shkrehen?

Në do të dish për botën e një ipoti,
mundohu të hysh butë, pa bujë,
të bëhesh sirena e atij burim loti,
mungesën tënde të qajë me kujë.

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

AGOLLI: KA FJALË QË QAJNË DHE LOTË QË FLASIN

qajnë dy shokë aeroport poezi nga dritëro agolli

-Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë.

-Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin.

-Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti.

– Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.

-Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.

ObserverKult

Lexo edhe:

VALBONA ISMAILI LUTA: A QAJNË BURRAT (SHQIPTARË)?