Nga Dije Demiri-Frangu
U shfaq në formë siluete, pse ju shqetëson kjo aq shumë!? -sikur u dëgjua një zë që depërtoi dërrasat e arkivolit, duke u përzi me zërin e zogjëve, që dikur kishin kënduar në degët e atij druri, tani të lyer me një lëng shkëlqyes. Mos më akuzoni, ajo doli diku nga unë, pikërisht në çastin që m‘u ndal zemra, në formë fluturimi më rrahu gjoksin e doli, u ndal në platonë e baletit. Në fillim mendova se është ndoj shqiponjë.
Ndodhi, ndodhi kur diçka u ndal e diçka u nis. Mos më akuzoni, jam udhës e s’po më del zëri!
Disa thoshin se sulieta e Nënës sillej kaherë andej dhe se në duart e saj kishte yje që i kishte mbledhur netëve në qiell në formë lulesh, ku ajo bënte shëtitje të çdonatshme. Dikujt i shkrepi ideja se po përsëritet akti i Konstantini, se Nëna u ngrit nga mermeri, të kryente misionon e saj ndaj birit, ta përcjellë dhe ta ruaj nga shitimi i orëve të liga. Ishte e pabesueshme, për një çast u thurr legjenda, u thurr një mjegull që nuk e pengonte shikimin por mendimin. Shumica nisën të mendonin se Nëna ju çep në cep të arkmortit dhe hyri me të në sallë, t’mos i ndahej. Dikush ngriti zërin dhe bëri be se ajo hyri e futur në një buqetë lulesh, që i mbante në dorë një zonjë veshur me të zeza, që i ngjante shumë plakës Nicë. Mund t ‘ishte bija e saj e rishpirtëzuar, pëshpëritej vesh më vesh. Nga një kënd, një i krisur, më shumë klithi sesa foli- po ai ishte me te edhe në Paris, edh enë Tiranë, gjithkund e kam parë me te. Përnjëherë të gjithë kthyen sytë si plumba, nga ia zë.
Dikuj i dukej se gjithë shiu i kryekrijuesit letrar që vazhdonte të binte në librat e tij, mund të bëjë ndoj vërshim të madh, që t ‘i bartë zemëratat.
ObserverKult
Lexo edhe:
BUQETË POEZISH PËR FËMIJË NGA DIJE DEMIRI-FRANGU: DRAMA E TRËNDAFILIT…