Armend Rexhepagiqi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Familja e tij është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi).
Ai ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë siç janë: “Qaforja”, ” Edhe një herë”, “Ajo”, “Dashurinë ku e kam”. “Kuj do t’ia shpreh pikëllimin tim”, “Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Shko” e shumë këngë të tjera.
Në vitin 1990 ai përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion (festival që mbahej në ish-Jugosllavi) për zgjedhjen e këngës kombëtare për garën e Eurovizionit, kënga ishte në shqip dhe quhej “Mami, mami”.
Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes” si dhe arriti të marr Çmimin e Kantautorit më të mirë.
Si dhe po në këtë vit fitoi në festivalin e “Video Festit Muzikor” më këngën e tij “Shkel”.
Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këngën e tij “Dikur”:
Unë tërë jetën time e ndryshova
nga çdo gjë pos teje u largova
andaj më vije rëndë të pranoj
jam i lodhur por vazhdoj me ty.
Kur mendova urat janë ndërtuar
e pashë se është shumë lehtë për t’i rrënuar
dhe më vije t’i kujtojë
dhe më vije të luftoj për ty.
Dhe mbetemi natën unë edhe ti
dy të huaj në një gjumë pa ëndërrim e di
dhe mbetemi natën të kthyer nga dy
nga dy mure përballë si të huaj, të huaj dikur.
Unë mendova mes nesh se s’do të ketë kufi dikur
dashuri dhe urrejtje u mblodhën në një dikur
unë ende po besoj në ty
të pakënaqur ditën kur e presim.
Shprehitë e vjetra, ndjenjat kur i mbysim
edhe lotët kur i fshijë
nuk e fshij dot dashurinë për ty
dhe mbetemi natën unë edhe ti.
Dy të huaj në një gjumë pa ëndrrim e di
për ditë dhe mbetemi natën të kthyer nga dy
nga dy mure përballë si të huaj, të huaj dikur
unë mendova mes nesh se nuk do të ketë kufi.
Dikur dashuri dhe urrejtje u mblodhën
në një dikur unë ende besoj në dikur
unë mendova mes nesh se nuk do të ketë kufi
dikur dashuri dhe urrejtje u mblodhën në një
dikur unë ende besoj në ty
edhe lotët kur i fshij nuk e fshijë dot dashurinë për ty.
E përgatiti: A.S. – ObserverKult
————————————————————
Lexo edhe:
SHKEL DHE VETËM SHKEL…NGA ARMEND REXHEPAGIQI (TEKSTI DHE KËNGA)
Ktheva, gjërat nëpër vende t’veta,
Mblodha nëpër dhomë ca dromca dashurie,
Ktheva, ktheva ta kërkoj e s’gjeta,
S’gjeta asnjë dromcë të vetme lumturie
Sa i vetmuar jam, mure anë e mbanë,
Shtrëngoma dorën si dikur,
Një çast për t’fluturuar,
O pse aq vrazhdë dënon çdo gjë që është e jonë?
TEKSTIN DHE KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI DUKE KLIKUAR KËTU