“Dikur njerëzit çmendeshin duke lexuar libra, tani çmenden para pasqyrës”

grua ankthi

Në vazhdim ju sjellim disa thënie nga autorë të ndryshëm për librat dhe leximin:

“Ja pra, këtë mrekulli të bëjnë librat: Të lejojnë të udhëtosh, pa i lëvizur fare këmbët” –Jhumpa Lahiri

“Nëse lexon vetëm librat që po lexojnë gjithë të tjerët, prit që të mendosh vetëm ato gjëra që mendojnë gjithë të tjerët” – Haruki Murakami

“Njeriu, qoftë ai zotëri apo zonjë, që nuk gjen kënaqësi në një roman të bukur, duhet të jetë padyshim idiot i patolerueshëm” – Jane Austen

“Një libër i madh duhet të të lërë me përjetimin e shumë përvojave dhe pakëz të lodhur në fund. Sepse ti jeton shumë jetë ndërsa lexon” – Uilliam Styron

“Gjithmonë lexo diçka që do të të bëjë të dukesh mirë, nëse vdes në mes të leximit” – P. J. O’Rourke

“Ka krime më të këqia se sa djegia e librave. Një prej tyre është mosleximi i tyre” – Joseph Brodsky

“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale” – Mark Tuein

“Përrallat janë mëse të vërteta: jo sepse na thonë që dragonjtë ekzistojnë, por sepse na tregojnë që dragonjtë mund t’i mposhtësh” – Neil Gaiman

“Nëse ka një libër që do të doje ta lexoje, por nuk është shkruar ende, atëherë duhet ta shkruash ti vetë” – Toni Morrison

“Miku më i mirë është ai që më jep një libër që nuk e kam lexuar” – Abraham Lincoln

“Mendo para se të flasësh. Lexo para se të mendosh” – Fran Lebovitz

“Librat janë avioni, treni dhe rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Janë shtëpia” – Anna Quindlen

“Lexova një libër një ditë, dhe e gjithë jeta më ndryshoi” – Orhan Pamuk

“Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt” – Marcus Tullius Cicero

“Dikur njerëzit çmendeshin duke lexuar libra, tani çmenden para pasqyrës” – Hegel.

ObserverKult


Lexo edhe:

NËSE PËR LUMTURINË TËNDE TË DUHET LEJA E DIKUJT TJETËR, JE VËRTET NJË MJERAN I SHKRETË…