Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

“Mos u zemëroni me shiun. Bie në tokë sepse nuk di të shkojë për lart”./ Vladimir Nabokov

“Ditët me shi duhet të kalohen në shtëpi, me një filxhan çaj dhe një libër të mirë”./Bill Watterson

“Të qullesh deri në kockë kur je vetëm është ftohtësi. Të dalësh në shi me mikun e ngushtë është aventurë”./ Emily Wing

“Thuhet se shiu shkakton rrëmujë… në fakt kujdesen njerëzit për këtë”./ Barbara Delinsky

“Natën ëndërroj sikur ne të dy jemi bimë të rritura bashkë, rrënjëngatërruar, dhe sikur ti e njeh tokën dhe shiun sikur gojën time, sepse jemi lindur nga toka dhe shiu”./ Pablo Neruda

“Të vështrosh shiun, do të thotë t’i takosh apo të bëhesh pjesë e diçkaje. Të kesh dikë që do të qajë për ty”./ Haruki Murakami

“Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm”./ Fabrizio de Andrè

“Shiu seç ka një të fshehtë të vagëllimtë, diçka si dremitje magjepsëse dhe të ëmbël, një muzikë përvuajtëse zgjohet me të dhe bën të shpërgjumet vetë shpirti i peizazhit.”/ Federico Garcia Lorca.

ObserverKult


Lexo edhe:

PETRAQ RISTO: NJË GRUA PREJ SHIU…

Takova një grua prej shiu
e sapoavulluar nga gjoksi i një burri.
Aromën e saj kish bari që mbiu,
stuhinë e tij kish afshi që pruri.
Një grua prej shiu e tejdukshme prej nurit.
Një grua prej shiu:
flokët, gjymtyrët, gishtërinjtë, shikimi…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU