Arkitekti Artan Shkreli ka ngritur një shqetësim në lidhje me ristrukturimin e kishës së Shën Prokopit, për të cilën tha se do bëhet në një stil pa lidhje as me projektin origjinal apo traditat shekullore stilistike-ekleziastike të Ballkanit jug-perëndimor.
Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë foto nga kisha në shekullin e XX dhe propozimin për rikonstruktimin, Shkreli bëri thirrje që të ndërhyhet pranë hirësisë së tij kryepeshkopit Anastas, në mënyrë që autoriteti i tij të ndalojë këtë marrëzi.
Postimi i plotë:
Sprapësimi i Kishës Ortodokse
Do e konsideroja, nëse është e vërtetë se ristrukturimi i kishës të Shën Prokopit, do bëhet në një stil pa lidhje as me projektin origjinal ikonik të ark. Luarasit (senior), e as me traditat shekullore stilistike-ekleziastike të Ballkanit jug-perëndimor.
Nuk di nëse ka njerëz që kanë njohuri arkitekturore në strukturat e KOASH, sikurse ishte dikur i nderuari at Theologu, por dikush duhet të ndërhyjë pranë hirësisë së tij kryepeshkopit Anastas, në mënyrë që autoriteti i tij të ndalojë, sa pa filluar, këtë marrëzi të panevojshme.
Kisha e Shën Prokopit projektuar nga arkitekti i shquar S. Luarasi në gjysmën e parë të shek XX.
Propozimi i ri, i falsifikuar dhe i turistifikuar sot./gazetashqiptare
ObserverKult
Lexo edhe:
KISHA ORTODOKSE MERR RELIKET E SHËN GJON VLADIMIRIT NGA MUZEU KOMBËTAR/ XHUFI: SHQETËSUESE, ISHTE PRINCI KATOLIK…
Profesor Pëllumb Xhufi, historian i periudhës së Mesjetës, e sheh me shumë shqetësim zhvendosjen e lipsaneve të Shën Gjon Vladimirit nga fondet e Muzeut Historik Kombëtar drejt kishës në Shijon të Elbasanit. Në një intervistë për “News24”, ai thotë se në 30 vite, shumë objekte janë zhdukur.
“U informova shumë vonë për zhvendosjen e relikeve të Shën Gjon Vladimirit. E shoh me shumë shqetësim duke pasur parasysh hiostorikun e objekteve kishtare të Kishës Ortodokse Autoqefale dhe Kishës Katolike.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult