Dino Buzzati: Ka individë… që piqen vonë, shumë vonë…

dino buzzati

Nga Dino Buzzati

“…Ka individë… që piqen vonë, shumë të shtyrë në vite. Unë duhet të jem njëri prej tyre. Shumë gjëra nuk i kuptoj ende, të tjerat i kam kuptuar kur nuk më shërbente më t’i kuptoja.

Dashuria për gruan, them dashuria, jo të shkuarit në shtrat, xhelozitë, lotët e pasionit, dëshira për të vdekur, ose madje për të vrarë veten, kënaqësia e dëshpëruar që të vuash për një mosmirënjohëse, për një të pabesë, të gjithë këtë e kam zbuluar vetëm në këto kohë.

Nuk di të them nëse jam bërë më në fund i pjekur, apo sapo i kam arritur tani njëzet vjetët e vërtetë…”

ObserverKult

—————————————————-

dino buzzati

Lexo edhe:

DINO BUZZATI: DO TË DOJA QË TI TË VIJE TEK UNË NJË MBRËMJE DIMRI

Do të doja që ti të vije tek unë një mbrëmje dimri dhe, të përqafuar së bashku pas xhamave të dritares, duke soditur vetminë e rrugëve të errëta e të ngrira, të kujtonim dimrat e përrallave, ku njerëzia jetojnë tok pa e ditur.

Unë dhe ti kaluam nëpër të njëjtat shtigje të magjepsura, me hapa të ndrojtur; bashkë përshkuam pyjet plot ujq. Dhe vetë zanat na sheshonin udhën nga myshqet e nderë mbi kulla, mes fluturimeve të korbave. Së bashku, pa e ditur, ndoshta pamë të dy, atje tej, jetën plot mistere që na priste.

Aty regëtinë për ne, për herë të parë dëshira marroke e të ëmbla. “Të kujtohet”, – do t’i themi njëri-tjetrit duke u përqafuar butësisht në dhomën e ngrohtë. Dhe ti do të më buzëqeshësh besimplotë. Ndërsa jashtë, tinguj të zymtë do të lëshojnë llamarinat e trandura nga era. Por ti – tani po më ndërmendet – nuk i di përrallat e vjetra të mbretërve pa emër, të katallanëve dhe kopshteve magjike..

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult