Dirigjenti vaksinohet derisa po drejtonte orkestrën

Foto ilustrim

Një dirigjent hungarez i orkestrës mori vaksinën kundër COVID-19 në skenë gjatë një koncerti në Budapest, si pjesë e një përpjekjeje për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen.

Drejtuesi i Orkestrës së Festivalit të Budapestit, Ivan Fischer hoqi xhaketën e tij për të zbuluar një këmishë të bardhë me një vrimë të prerë nga mëngë. Ndërsa me dorën tjetër mbante shkopin në lëvizje dhe orkestra luante, mjeku ia dha dozën e tretë.

Veprimi i tij është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit në koncert, transmeton rtv21.tv.

LEXO EDHE: Mësohet shkaku i vdekjes së Uran Kostrecit, ishte i prekur nga COVID-19