
(Sprova dhe artikuj pёr fotografinё), Tiranё 2025
Nga Bardhyl Selimi
Para se tё njihesha me autorin (kjo ka ndodhur dhjetёvjetёshin e fundit) nuk kisha shumё njohuri pёr artin e fotografisё, ndonёse vetё e kam pёlqyer tё fotografoj dhe fotografohem. Gjithashtu kam njohur mё parё fotografё tё shquar si Jani Ristani dhe Petrit Kumi, tё cilёt mё kanё dhёnё shpjegime të vlefshme pёr teknikёn e fotografimit.
Falё disa librave qё Qerim Vrioni i ka shkruar dhe m’i ka dhuruar, tanimё jam mё nё dijeni edhe pёr fotografinё. Autori mund tё quhet pa drojё njё ekspert nё kёtё art tё madh qё fatmirёsisht ka hyrё qё herёt edhe nё viset shqiptare, madje ka rrezatuar edhe jashtё.
Libri nё fjalё ka dy pjesё:
– 10 fotografi apo shkrepje tё rralla nga tё cilat dy janё tё zonjёs Edith Durham dhe zonjёs Hasluck, tё dyja britanike dhe me qendrim bukur tё gjatё mes shqiptarёve.
– 5 fotografё tё shquar shqiptarё (Ardian Fezollari, Filip Vito, Naun Vruho, Dedё Jakova dhe Ernest Baba)
Përmbledhja nis me njё foto tё jashtёzakonshme tё njё kleriku mysliman nga Shkodra, Haxhi Shaban Domnori. Autori ёshtё katoliku Kel Marubi! Fotoja ёshtё e pёrmasave tё themi botёrore pёr shkak tё cilёsisё e krahasueshme, siҫ rrёfen autori, me skulpturёn “Moisiu” tё Mikelanxhelos dhe portretin e Tolstoit.
Vazhdojmё me figurёn e heroit tonё kombёtar Skёnderbeu nga Vani Burda, qё e paraqet atё mё tepёr si politikan e diplomat, madje mё tepёr si mbret se sa luftёtar, ndёrsa Theohar Gjini e paraqet heroin tonë duke kalёruar. Tё dy imazhet fotografike janё shumёfishuar nё kohёn e vet si kartolina mё tepёr për “treg shpirtёror” se sa atë ekonomik shqiptar.
“Njё velё nё lumin Buna” titullohet njё foto, si pikturё, e shkrepur nga zonja Edith Durham. Autori e pёrfshin atё nё grupin e fotografёve shqiptarё!
Ilia Xhimitiku na ka dhёnё njё margaritar me “Urёn e Goricёs”. Historikun e fotos zoti Qerim e shtjellon mё gjatё. Petrit Kumi ka shkrepur nё stadium njё ҫast nga ndeshja “17 Nёntori”-“Besa” me 25 shkurt 1961 nёn titullin “Macja e zezё nё stadium”, tё hedhjes sё portierit.
Autori paraqet njё foto tё njё prifti katolik shoqёruar nga dy ndihmёs dhe njё djali nё gjunjё tё veshur keq, para tij. Realizuar nga Kolё Idromeno. Pёr herё tё parё fotoja ёshtё pёrfshirё nё njё album me rastin e 20- vjetorit tё pavarёsisё (1932) dhe pёr shkak tё pёrmbajtjes fetare (priftit katolik) është rishfaqur vetёm pas vitit 1991. Sipas Arkipeshkëpit të Durrësi dhe Tiranës, Monsinjor George Frendo nga Malta, titulli mund tё ishte “Pajtimi” pasi aty paraqitet njё rit pendimi i ushtruar qё nga shekulli IV.
Stefan Kaҫulini nga Durrёsi ka shkrepur foton “Kthimi i varkёs nё port” (1907), njё tjetёr margaritar. Gjithnjё Vrioni sjell tё dhёna jetёsore tё fotografit nё fjalё pёrveҫ se e analizon dhe e vlerёson veprёn.
“Ndezja e cigares” sipas autorit paraqet dy barinj kurveleshas tё zbritur nё fushёn e Dropullit nё vitin 1948 por mjerisht nuk dihet cili e ka shkrepur kaq mjeshtёrisht.
Zonja Hacluck paraqitet kёtu me disa foto fshatarёsh me veshje karakteristike, disa nё punё e sipёr. Thjesht dhe bukur! Libri vijon me jetёshkrimin e shkurtёr tё pesё fotografёve shqiptarё, pёr tё cilёt nuk ishte shkruar mё parё kaq gjerë e gjatë dhe disa vepra tё tyre fotografike.
Meritë e veçantë e autorit mendoj se qëndron edhe në aftësitë e tij përzgjedhëse të fotove të vjetra. Ato, më herët, kanë kaluar me siguri para shumë syve, por pa i goditur ashtu si autorin e librit. Mund tё them se vlerёn e librit e rrit edhe cilёsia e mirё e gjuhёs, fjalёt e zgjedhura si duhet pёr karakterizimin e personazheve, kumtet e rёndёsishme qё autori pёrcjell gjithnjё nё frymёn e atdhetarizmit dhe krenarisё kombёtare.
Libri ka njё letёr shumё tё mirё, lidhje tё fortё, foto tё qarta dhe kapak me vizatim tёrheqёs.
Me siguri, ndonёse mё pak se 140 faqe, ky libёr i ka marrё autorit shumё kohё dhe mund, ndёrsa lexuesve do tju sjellё kёnaqёsi estetike, dije tё reja dhe kulturё tё lartё.
ObserverKult
Lexo edhe:





