Disa fjalë t’urta për nanën të mbledhura në Kukës

Nga Petrit Palushi

Fjalë të urta për nanën mbledhë në Kukës:

-Nana asht e vuejtjes.

-Fjala nanë asht fjalë e madhe

-Nana asht nanë si n’dimën si n’verë

-Nana asht nanë, nuk ndrrohet me kand.

-Nana asht shpirti i fmisë.

-Nana bahet arushë/shqipe/për fëmijët e vet.

-Nana duhet me e ambëlsue fëmijën.

-Nana duron shumë.

-Nana e baba nuk t’ruejnë gjithmonë.

-Nana e baba si t’i martojnë fmijët edhe me vdekë s’u mbetet ma merak.

-Nana e nxjerr bukën prej shpirtit vet me ua dhanë fmijve.

-Nana kur asht me fmi t’vogël asht si me qenë me nji dorë.

-Nana përvlohet për fminë e vet.

-Nana qet zjarm për fmijnë e vet.

ObserverKult


Julio Cortázar
Julio Florencio Cortázar (26 gusht 1914 – 12 shkurt 1984)

Lexo edhe:

NËSE ZOTI DO TË MË LEJONTE TË ZGJEDHJA, DO TË ZGJIDHJA GJITHMONË TY

Njëzet fraza të njohura nga Julio Cortázar

1. Asgjë nuk humbet nëse ke guximin të pyesësh veten dhe të përgjigjesh sinqerisht.

2. Realiteti është vetëm një pretekst për fantazi.

3. Liria është gjëja që ne të gjithë e predikojmë, por askush nuk e praktikon.

4. Dashuria është një lojë në të cilën të dy lojtarët mund të fitojnë.

5. E qeshura është dielli që largon dimrin nga fytyra e njeriut.

6. Të shkruash është e lehtë: gjithçka që duhet të bësh është të ulesh te një makinë shkrimi dhe të fillojë të të rrjedhë gjak.

7. E dua parajsën për pasnesër, por jo pasi të vdes.

8. Kurrë mos më pyet pse këndoj i trishtuar, sepse e bëj për të harruar shijen e gojës tënde.

9. Lumturia është një fjalë me tetë shkronja. E imja përmblidhet në dy: Ti.

10. Nuk duhet të jesh i ditur për të filluar, por duhet të fillosh të bëhesh i ditur.

11. Muzika është e vetmja zhurmë që vazhdon dhe zgjat përtej vdekjes.

12. Shkrimtari e shkruan librin e tij për t’i shpjeguar vetes atë që nuk mund të shpjegohet.

Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult