Disa mendime të thella nga babai i letërsisë moderne ruse, që vdiq në një duel absurd

A. Pushkin: inezilda
Alexander Sergeyevich Pushkin

Babai i letërsisë moderne ruse, Aleksandër Pushkin, ka pasur një ekzistencë të trazuar, si për mënyrën e tij të veçantë të të parit të botës, ashtu edhe për frymën rebele që e ka dalluar gjithmonë. Për pjesën më të madhe të jetës së tij ai u interesua për politikën, por më shumë për etikën e saj sesa për ethet e pushtetit.

Pësoi persekutime të ndryshme dhe jetoi shumë vjet në internim. Pothuajse gjatë gjithë jetës së tij ai nuk njohiu qetësi. Vdiq në moshën 37 vjeç në një duel absurd, por fjalitë e tij mbi ekzistencën ende mbahen mend . Ja disa prej tyre.

Fraza për ekzistencën dhe vuajtjen

Prodhimi i parë letrar i këtij poeti pati një ndikim të konsiderueshëm në romantizëm. Në njërën prej frazave të Aleksandër Pushkinit thuhet: “Vala e zemrës, mashtrimi magjepsës, na bën të vuajmë shumë shpejt”. Kjo frazë pasqyron frymën dramatike që karakterizoi shkrimtarët romantikë të epokës së tij.

Një citim tjetër nga autori rus pasqyron ndjenjën melankolike dhe idealiste tipike të shekullit të tetëmbëdhjetë. “Më mirë të rrimë këtu dhe të presim, mbase stuhia do të qetësohet dhe qielli do të ndriçohet, më pas ne do të jemi në gjendje të gjejmë rrugën tonë përmes yjeve”.

I huaji është i panjohuri

Pushkini u internua sepse ishte pjesë e një grupi sekret politik që ishte kundër monarkisë, gjithashtu edhe sepse ai kishte botuar disa vargje që autoritetet i konsideronin subversive. Më vonë, edhe për shkak se në një letër personale u vetëshpall ateist.

Për të gjitha këto arsye, shumë nga fjalitë e Pushkinit për ekzistencën janë të ndërthurura me ndjesinë e të ndjerit larg. Të përkatësisë në një realitet, që ai nuk e ndjen të vetin. Një herë ai tha: “Shija e bukës së të tjerëve është e hidhur, thotë Dante, dhe shkallët e një shtëpie të huaj janë të rënda”.

Çdo gjë ka kohën e vet

Një nga temat e përsëritura në citimet e Aleksandar Pushkinit është rinia. Ndoshta sepse e kuptoi që vitet e rinisë po i kalonin shpejt për shkak të gjithë peripecive të tij. Ose mbase sepse ai në këtë fazë të jetës, pa më të mirën që mund të ofronte shpirti njerëzor.

Në shumë prej veprave të tij ai u drejtohet të rinjve drejtpërdrejt. Një nga frazat më të njohura thotë: “Duke parashikuar zërin e natyrës, ne nuk bëjmë asgjë, por dëmtojmë lumturinë tonë, dhe rinia e zjarrtë fluturon duke rendur pas këtij zëri”.

Realiteti nuk është gjithmonë gjëja më e mirë

Edhe pse veprat e fundit të Pushkinit kishin një ton më realist, poeti kurrë nuk e braktisi idealizmin që e karakterizonte. Ai ishte i vetëdijshëm për këtë. Kjo vërehet edhe në këtë thënie: “Një iluzion na lartëson më shumë se një mori të vërtetash të ulëta”. Do të thotë që është më mirë të kemi një ëndërr të madhe që na bën të rritemi, se sa shumë realitete të vogla që na bëjnë të mbetemi të mbërthyer në mediokritet.

Në një fjali tjetër ai shpreh këndvështrimin e tij më fort: “Për mua, më e dashur se shumë të vërteta të vogla, është iluzioni që lartëson”. Këtu, ai shprehet qartë se preferon ëndrrën e iluzionit në vend të zakonshmërisë.

Mbi moralin

Tema e moralit është e pranishme në tërë veprën e Pushkinit. Në veçanti, ai kritikonte falsitetin e jetës së oborrit. Zakonet e kohës së tij dhe padrejtësitë e thella që pësonte populli. Për këto arsye, ai u kushtoi shumë reflektime këtyre problemeve.

Një tjetër prej frazave të tij të shkëlqyera thotë: “Klishetë morale janë shumë të dobishme kur nuk gjejmë brenda vetes sonë, justifikimet e sjelljes sonë”.

Me këto fjalë ai nënvizon zakonin e disa njerëzve. Të atyre që gjejnë justifikime për sjelljen e tyre bazuar në idetë e të tjerëve, që merren si të mirëqena.

Aleksandar Pushkin ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Një mendimtar dhe një njeri që jetoi para kohës së vet. Ai vdiq i zhytur në borxhe, por në mënyrë paradoksale, ishte Cari Nikolla i ai që shleu të gjitha borxhet e Pushkinit.

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

ALEKSANDËR PUSHKIN: PËRSËRI M’U SHFAQE TI…