Në krejt botën 21 marsi festohet si Dita Botërore e Poezisë, ditë kjo e shpallur që nga viti 1999 nga UNESCO.
Dita Botërore e Poezisë është rasti për të nderuar poetët, për të ringjallur traditat, për të promovuar leximin, shkrimin e mësimin e poezisë…
Edhe në Prishtinë do të festohet kjo Ditë. Organizuar nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës, do të festohet mes vargjeve të zgjedhura dhe tingujve të muzikës, ku poetët e njohur nga Kosova do të lexojnë poezi nga krijimtaria e tyre e çmuar.
Këtë e ka bërë me dije drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës Sibel Halimi, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale. Ajo ka ftuar të gjithë për të përjetuar një mbrëmje plot art e inspirim me 21 mars.
Pra, me datë 21 mars duke filluar nga ora 19:30 në hapësirat e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në kryeqytet do të jetë një mbrëmje plot art e inspirim me moton “Me poezi për një botë të mirë”.
Në këtë mbrëmje poezi do të lexojnë: Donika Dabishevci, Halil Matoshi, Lulzim Tafa, Naime Beqiraj, Ndue Ukaj dhe Shpëtim Selmani.
ObserverKult
Lexo edhe:
SOKRAT HABILAJ: NUK DUA TË BETOHEM SA E DESHA…
Poezi nga Sokrat Habilaj
Nuk dua të betohem sa e desha dikë,
Se çdo kohë e desha si ditën e parë.
As të numëroj vitet ikur një nga një,
Sa t’ju bind se vazhdon zjarri i parë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult