Dita e pestë e Festivalit Poetik të Prishtinës i kushtohet tërësisht poetëve të rinj

festivali poetik i prishtines edicioni 2

(29 janar, ora 18:00, Termokiss)

Dita e pestë e Festivalit Poetik të Prishtinës , 29 janari, i kushtohet tërësisht poetëve të rinj, si një formë motivimi në rrugëtimin e tyre krijues.

Pra, më 29 janar, duke filluar nga ora 18:00, në Termokiss, kemi kënaqësinë t’i kemi në Maratonën e leximeve poetike, 18 të rinj nën 30 vjeç, kryesisht me një apo asnjë libër të botuar.


Do të lexojnë poezitë e tyre:

Fatbardhë Hasi,
Yllka Maqedonci,
Zanë Mali,
Fitim Majkovci,
Alisa Bekteshi,
Uresa Ahmeti,
Agnesa Beqiri,
Erdonita Hebibi,
Agon Rexhepi,
Blinera Hajdari,
Ardita Rexhaj,
Blerta Salihu,
Zgjim Sherifi,
Rina Avdullahu,
Lorenta Ibraj,
Flamur Foniqi,
Valmira Rashiti,
Jasemina Mustafa.

Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënon edicionin e tretë.Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.

Programi i ditës së tretë më 29 janar, fillon në ora 18:00 dhe mbahet në Termokiss.

Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.

ObserverKult


Lexo edhe:

DITA E KATËRT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ LEXIME POETIKE E PROMOVIME, DEBAT PËR TEATRIN, KËNGË KORALE