“Dita e Plisit” në Prekaz

Sot mbahet manifestimi mbarkombëtar “Dita e Plisit”, në Kullën e Ahmet Delisë në Prekaz të Skënderajt.

Edicioni i pestë, faza e tretë e këtij manifestimi organizohet në bashkëpunim me drejtorinë e Kulturës në këtë komunë.

Sipas agjendës, në ora 10:00, të gjithë pjesëmarrësit me plisa do të bëjnë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Kurse, në orën 11:00, fillon manifestimi “Dita e Plisit”, ku do të paraqiten kumtesa, anekdota, këngë folklorike dhe fjalë përshendetëse.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të kumtesave dhe programit të paraparë në kullë, në oborr vazhdon programi artistik me këngë e valle i ansamblit “Drenca”, i Skënderajt. Organizatorët kanë njoftuar se të gjithë pjesëmarrësit duhet të shkojnë në këtë manifestim me plisa të bardh në kokë.