Pikturat kanë lidhje me njëra-tjetrën, ato ngjajnë me shkrimet e një ditari. Piktorja frymëzohet nga dielli e rrezet e tij. Ndërsa me penelin e saj duket sikur arnon copëza të jetës në tokë, e dete.
Vahide Nimanbegu piktorja nga Ulqini ka hapur në Shkodër ekspozitën e saj personale të titulluar ”Ditar intim”.
“Përveç ngjyrave të detit, qiellit janë edhe disa atë tjera. Vazhdojnë me atë që jam unë. Nuk iki nga deti, dielli, guri,” thotë ajo.
Pikturat e saj ngjasojnë me një shikim nga lartë të gjërave, që shpesh na duken të largëta por që na përkasin ne. Shpesh duket si një sixhade, apo edhe një sofrabez, një bjeshkë, një fushë apo edhe det.
“Këto janë punuar gjatë kohës së koronës, kam pasur më tepër kohë,” shprehet piktorja.
Ekspozita u hap ne Galerinë Oda në Shkodër dhe do të rrugëtojë në disa vende të rajonit./abcnews.al