Me akademinë solemne që u mbajt në qendrën “Bogdani Polis” në Prishtinë, u përmbyllën “Ditët e Bogdanit”.
Në këtë aktivitet që i kushtohet përkujtimit të Pjetër Bogdanit u fol jetën dhe veprimtarinë tejet të rëndësishme që ai ka lënë pas.
“Ngjarja vazhdoi me performancën e pianistes Lule Elezi dhe Korin e Katedrales, ndërsa u përmbyll me ekspozitën “Me dokumente mbi Imzot Lazër Mjeda nga Arkivi i Vjenës”, nga Don Nikson Shabani”, thuhet një njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, publikuar në faqen e tyre në Facebook.
Në akademi morën pjesë, Kryeministri Albin Kurti, ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, sekretari i MKRS-së Xheladin Krasniqi, Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji, Arqipeshkvi i Tivarit Imzot Zef Gashi, Imzot Don Lush Gjergji, Don Shan Zefi, drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore, Kulturore Skender Asllani, deputetë të Kuvendit të Kosovës, profesorë e qytetarë të shumtë.
“Ditët e Bogdanit” organizohen nga Ipeshkvia e Kosovës në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve Shkup.
ObserverKult
Lexo edhe:
IMZOT PJETËR BOGDANI, DIJETARI E LUFTËTARI I PAEPUR
Imzot Pjetër Bogdani, një personalitet shumëdimenzional, mbetet figurë e padiskutuar kulturore-historike shqiptare.
Gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra. Krijoi edhe fjalë të reja. U përpoq në krijimin e termave po ashtu.
Përderisa vendin e lindjes, autori na e ka bërë të ditur në parathënien e veprës së tij, duke treguar se është nga Guri i Hasit, Rajoni i Prizrenit, data e lindjes nuk dihet sigurtë. Sipas Anila Omarit, me gjithë pasurinë e dokumentacionit. Mbetet edhe sot i panjohur ky fakt biografik….
Tekstin e plotë e gjeni KËTU