Ai është një ndër biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri. Por prapë, të gjithë e njohin si djalin e aktorëve të mëdhenj, Ndrek dhe Mimika Luca.
Normalisht ai e ka për krenari këtë gjë. Kjo sepse nuk është gjë e vogël të jesh djali i dy artistëve kaq të mëdhenj. Ndërkohë së fundmi, Gjergj Luca ka bërë një gjest për t’u vlerësuar.
Ai ka lobuar për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, e cila do t’i shërbente gjithë zonës dhe gati 20 mijë banorëve të saj.
Luca thotë se rruga do të fillojë verën e ardhshme dhe tashmë është arritur marrëveshja.
Ai është shprehur se e ka amanet nga baba, i ndjeri Ndrek Luca, që të ndihmojë për ndërtimin e kësaj rruge.
Kujtojmë që dhe vetë Gjergj Luca, studimet i ka pas bërë për aktor, ashtu si dy prindërit e tij./vjosa.net
ObserverKult
Lexo edhe:
NDREK LUCA, AKTORI QË E URRENTE ENVER HOXHËN… SI E KALOI DITËN E FUNDIT NË KËTË BOTË
Vite më parë portreti i tij ka qenë vazhdimisht i pranishëm, si në Kinema ashtu dhe në Televizionin e vetëm të asaj kohe. Kujtohen ende nga ata që e kanë parë në skenë interpretimet e tij.
Personazhet që ai solli me një mjeshtëri të admirueshme, e kanë shndërruar Ndrek Lucën në një prej korifejve të artit skenik.
Rolet e tij, pavarësisht se shumicën prej tyre e përbëjnë personazhet negative, mbeten të papërsëritshëm dhe konkurrues. Kjo, për nga niveli interpretativ dhe origjinaliteti i jetësimit.
Kush ishte Ndrek Luca?
Ndrek Luca ka lindur në 3 shtator të vitit 1927 në Dukagjin. Familja e tij u shpërngul në Shkodër që kur ai ishte në moshë të vogël ku edhe kreu shkollën.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU: