Viktor Zhusti rrëfeu historinë e dhimbshme të familjes: Si e takova pas 40 vitesh nënën…

Të rralla i kemi pasur rastet kur Viktor Zhusti i ka lejuar vetes të flasë përtej punës, aktrimit, roleve, kinemasë e teatrit. Ema Andrea e pati pyetur kohë më parë gjatë një spektakli nëse ka diçka nga jeta personale që ne nuk e njohim, siç njohim thellë jetën e tij profesionale.

Një ngacmim i vogël por që çoi në një rrëfim të rrallë të historisë së dhimshme të Viktor Zhustit. I cili tregoi se si në mesin e viteve ’80 takoi për herë të parë nënën e tij që e dinte të vdekur. Por edhe ajo nga ana tjetër e dinte të vdekur të birin.
Të njohur në Greqi, prindërit e Viktorit u ndanë shpejt dhe pas divorcit gjyqi i la në kujdestari Viktorin e vogël nënës.

Atë e ka rritur familja e xhaxhait

Babai, që duhej të kujdesej për të veç fundjavave, e mori në një prej tyre dhe e solli tek i vëllai në Shqipëri. Siç edhe vetë Zhusti tregoi, atë e ka rritur familja e xhaxhait. Meqë s’kishte kush ta bënte tjetër.

“Gjatë një vizite në Greqi, mora vesh se ajo ishte gjallë. E gjeta e takova, qëndrova dy javë me të dhe pastaj leja mbaroi dhe unë duhet të kthehesha sërish në Shqipëri”, pati deklaruar kohë më parë Viktor Zhysti.

Nëna e Viktorit vdiq pa e parë më kurrë

Nënë e bir u takuan sërish pas kërkesës që Viktori bëri që nëna e tij të lejohej të hynte në Shqipërinë hermetike të viteve ’80. Madje ardhja e saj e një letër e saj drejtuar udhëheqësit u bënë lajm për radio e gazeta. Ama diçka tjetër ndodhi që as njëri e as tjetri nuk u lejuan të takoheshin më. Derisa nëna e Viktorit vdiq pa e parë më kurrë me sy të birin që e la fëmijë dhe e gjeti burrë./Tiranapost.al

LEXO EDHE: RRËFIMI I TMERRSHËM I NIPIT TË ISH-KRYEMINISTRIT: SI E HODHI BABAI FOSHNJËN E TIJ NGA SHKËMBI ME URDHËR TË MEHMET SHEHUT