“Djalli vishet me Prada” vijon historinë/ Një film i ri do të jetë gati për publikun më 1 maj të vitit 2026

Filmi ikonik “Djalli vishet me Prada” do të vazhdojë!

Disney do të realizojë filmin e dytë në të cilin dëshirohet një rikthim i Meryl Streep dhe Emily Blunt, por kompania ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht emrat e kastit të aktorëve.

Disney ka njoftuar zyrtarisht se premiera e filmit të ardhshëm do të jetë më 1 maj 2026. Kjo do të thotë që filmi i ri “Djalli vishet me Prada” do të vijë 20 vjet pas të parit.

Stanley Tucci, pjesë e kastit, foli së fundmi për revistën “Variety”, duke konfirmuar indirekt thashethemet për një vazhdim të filmit.  

“E di që po punojnë për këtë. Nëse ndodh, do të isha shumë i lumtur, por nuk mund t’ju jap asnjë informacion. Përndryshe, do të shkoj në ‘burgun e aktorëve’ ose diçka të tillë”, tha ai me shaka. 

Rikthimi i Miranda Priestly pritet me interes të veçantë nga fansat, pasi është një nga rolet më të paharrueshme të Meryl Streep.

ObserverKult


Lexo edhe:

MERYL STREEP: NUK JE PËRGJEGJËSE PËR MËNYRËN SE SI TË TJERËT ZGJEDHIN TË TË SHOHIN!