Meryl Streep: Nuk je përgjegjëse për mënyrën se si të tjerët zgjedhin të të shohin!

meryl streep

Nga Meryl Streep:

Lëri gjërat të bien copë. Mos u lodh më duke u përpjekur t’i mbash bashkë. Jo gjithçka është e destinuar të zgjasë përgjithmonë, dhe të mundohesh të mbash diçka që tashmë po thyhet, vetëm do të të lodhë. Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të bësh është të lësh veten të lirë.

Lëri njerëzit të zemërohen. Lëri të të keqkuptojnë. Të të kritikojnë e të të gjykojnë. Mendimet e tyre janë pasqyrim i perceptimeve të tyre, jo matje e vlerës sate. Nuk ke pse shpjegohesh para atyre që janë të zënë duke të keqkuptuar. Nuk je përgjegjëse për mënyrën se si të tjerët zgjedhin të të shohin, apo si reagojnë ndaj të vërtetës tënde.

Mos ki frikë nga e panjohura. Mos e pyet veten: “Ku do të shkoj? Çfarë do të bëj?”.
Humbja mund të duket e padurueshme, por nganjëherë ajo është thjesht mënyra për të ta hapur rrugën drejt diçkaje më të mirë.

Kur dikush ka vendosur të largohet, do të largohet, sado që të përpiqesh ta mbash. Nëse është destinuar të qëndrojë, do të gjejë një mënyrë – edhe kur gjithçka duket e pasigurt.

Jeta gjithmonë gjen mënyrën për të krijuar ekuilibër, edhe kur ne nuk arrijmë ta shohim si.

Ka një ritëm në jetë, një rend natyral të mbarimeve dhe fillimeve. Kur i rezistojmë kësaj rrjedhe, krijojmë dhimbje. Kapemi pas gjërave që po thyhen nga frika se asgjë e mirë nuk do të vijë më.

Por kjo është një iluzion. Universi gjithmonë hap dyer të reja, dashuri të reja, qëllime të reja. E vetmja gjë që mund ta ndaloj është kapja pas asaj që nuk të përket më.

Dhe kurrë, as për një çast, mos beso se e mira ka mbetur pas. Jeta nuk pushon së sjelluri gjëra të bukura as atëherë kur përballesh me vështirësi.

E mira nuk ka mbaruar.

Ka ende gëzim, dashuri, paqe për të gjetur.

Por duhet t’i mirëpresësh!

Nga Meryl Streep

ObserverKult

lexo edhe:

Meryl Streep: Kur mplakesh e kupton se bukuria dhe rinia jetojnë në historitë brenda…