Dje bëri të ditur se ka disa ënjtje në fytyrë e kokë, vjen edhe një reagim nga Ermal Meta

“Po të lexosh disa portale, duket sikur jam duke vde kur. Mos u bëni merak, pak pushim dhe korizon do të më bëjnë mirë. Shihemi pas disa ditësh”.

Kështu shkruan Ermal Meta në Twitter, duke qetësuar fansat e tij dhe duke ironizuar njëkohësisht alarmimin e disa medieve, pasi anuloi disa koncerte në Itali për disa probleme në fytyrë dhe kokë.

Tani, këngëtari shqiptar ka zbuluar për çka bëhet fjalë dhe ka nisur kurat e duhura.


Lexo edhe:

ËNJTJE NË FYTYRË DHE KOKË, ÇFARË PO NDODH ME ERMAL METËN?

Frikë për Ermal Metën, shkruajnë mediat italiane pas njoftimit të tij në rrjetet sociale mbi gjendjen shëndetësore. Këngëtari shqiptar në Itali lajmëroi fansat se prej ditësh kishte fryrje në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës.

“Për disa ditë më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte një goditje ajri, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj”, ka shkruar këngëtari në një story në Instagram.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Meta u detyrua të hiqte dorë nga disa angazhime në punë.

“Jam i detyruar të anuloj takimet e Peschici dhe Giffoni pasi duhet të shoh dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën. Më vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve të eventeve dhe fansave. Do të shihemi së shpejti”, shtoi ai.

Kantautori shqiptar ka publikuar më pas dy foto të fytyrës së tij ku provohet gjendja e tij.