Ënjtje në fytyrë dhe kokë, çfarë po ndodh me Ermal Metën?

Ermal Meta - Vendi i kurbave

Frikë për Ermal Metën, shkruajnë mediat italiane pas njoftimit të tij në rrjetet sociale mbi gjendjen shëndetësore. Këngëtari shqiptar në Itali lajmëroi fansat se prej ditësh kishte fryrje në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës.

“Për disa ditë më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte një goditje ajri, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj”, ka shkruar këngëtari në një story në Instagram.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Meta u detyrua të hiqte dorë nga disa angazhime në punë.

“Jam i detyruar të anuloj takimet e Peschici dhe Giffoni pasi duhet të shoh dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën. Më vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve të eventeve dhe fansave. Do të shihemi së shpejti”, shtoi ai.

Kantautori shqiptar ka publikuar më pas dy foto të fytyrës së tij ku provohet gjendja e tij./a2news.com


Lexo edhe:

ERMAL META SJELL LIBRIN PËR SHQIPËRINË E KOMUNIZMIT

Ermal Meta ka mrekulluar mediat italiane me librin e tij që tashmë është gati.

“Nesër dhe përgjithmonë” është libri i parë i artistit me origjinë shqiptare, që ka sjellë në sytë e italianëve Shqipërinë e viteve 1943.

“Corriere della Sera” i ka dedikuar një artikull artistit, por këtë herë nga Shqipëria, duke sjellë një ndërthurje të Shqipërisë së egër përgjatë viteve të komunizmit dhe Shqipërisë së sotme.

Shkrimi i plotë

Nga dimri i ftohtë i vitit 1943 deri në Shqipërinë e çliruar nga regjimi: Kantautori ka ndërtuar një turne nëpër botë (dhe në zemrën e njeriut) për të treguar për vendin e tij. Ku u kthyem me të..

TEKSTIN E PLOTË e GJENI KËTU