“Dje e qanin, Nishanin e lanë pa bukë dhe e nxorën me plaçka e fëmijë nga shtëpia”

Nga: Kastriot Dervishi

“I ndjeri Bujar Nishani nuk jeton më. Zakonisht në ditën e ndarjes nga jeta thuhen fjalë të përgjithshme, por për zyrtarët e shtetit dhe sjelljen ndaj tyre, nuk thuhen shumë gjëra.

Pra sjelljen e keqe ndaj tyre kur janë në detyra shtetërore, kur e hoqën nga puna pa arsye. Në korrik 1997 Bujar Nishani ushtronte detyrën e shefit të protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Funksion i cili në gjithë botën është i rëndësishëm dhe jetëgjatë. Marrëdhëniet e punës i mbyll pensioni ose vetë personi i cili ka këtë rol.

E megjithatë, shteti e hodhi në rrugë. Nishani ishte i shkarkuari i parë i ministrit të Mbrojtjes, Sabit Brokaj. Sigurisht pa asnjë arsye.

Nuk mjaftoi kjo, por bashkë me dy familje të tjera (një ish ministër dhe një humorist i njohur), e nxorën edhe nga hoteli ku banonte te godina e vjetër të ushtrisë (përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë).

Nuk kishin as ndjesinë se ia nxorën plaçkat dhe e lanë me fëmijë të vegjël buzë Lanës”, shkruan në statusin e tij Kastriot Dervishi, publicist dhe historian.


Lexo edhe:

NDËRRON JETË ISH-PRESIDENTI BUJAR NISHANI

Ish-presidenti i Republikës i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë. Pasi prej muajsh ishte i shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.

Familja e Nishanit është ndodhur pranë tij në çastet e fundit.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar. Ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID  e patën lënë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU