Ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani

Ish-presidenti i Republikës i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë, pasi prej muajsh ishte i shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.

Familja e Nishanit është ndodhur pranë tij në çastet e fundit.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm, transmeton “fmimages.net”.

Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua.

Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.


Lexo edhe:

NDËRRON JETË KOMPOZITORI I NJOHUR, VANGELIS

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare Vangelis, një nga kompozitorët më të njohur të dekadave të fundit.

Lindur në Greqi me emrin Evangelos Odessey Papathanassiou, por i njohur botërisht si Vangelis. Veçanërisht pasi u transferua në Londër gjatë viteve ’70, kompozitori njihet veçanërisht për veprën “Chariots of Fire”. Kjo ishte një nga meloditë më të njohura në botë, e përdorur nga dhjetëra reklama. Por ajo u përdor edhe nga pothuajse çdo sport olimpik në ceremonitë e tyre...

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU