Dje na mungonte liria… Sot na mungon dashuria… Kam frikë se nesër do të na mungojë njerzillëku!

Thënie nga Mahmoud Darwish, shkrimtar palestinez

Unë do të shkrihem brenda gjethes së manit, ku krimbi i mëndafshit të më shndërroje në një fije të mëndafshtë, e prej aty të hyj në gjilpërën e një gruaje nga ato të legjendave, mandej të fluturoj si një shall, bashkë me erën.

– Sado të jetë mosha jote, do të bësh sjellje fëmijësh sa herë që ulesh me një person me të cilin zemra jote ndihet rehat.

– Historia tallet me viktimat dhe me heronjtë e saj, u hedh një vështrim dhe vazhdon rrugën.

– Kur përfundon dashuria e kuptoj që nuk ka qenë dashuri, sepse dashuria duhet të jejtojë, jo të shndërrohet në një kujtim.

– Ka njerëz që e shohin dashurinë si jetë, e ka të tjerë që e shohin thjesht një gënjeshtër. I pari është takuar me shpirtin e tij, i dyti e ka humbur atë.

– Nëse vendos mos të t’i hedh sytë, më beso, edhe nëse ulesh mbi qerpikët e mi nuk të shoh.

– Harresa është ushtrimi i imagjinatës për të respektuar realitetin.

– Dashuria nuk është një mendim, por është një ndjenjë që nxehet e ftohet, vjen e shkon.

– Sa e bukur është rastësia, sepse nuk ka pritje në të.

– Mbase ka vdekur, sepse vdekja dashuron befas, njëlloj si unë. Ajo, po si unë, e urren pritjen.

– Dje na mungonte liria… Sot na mungon dashuria… Kam frikë se nesër do të na mungojë njerëzillëku.

Perktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


Lexo edhe:

MAHMOUD DARWISH: HESHTJE PËR GAZËN