Djemtë e detit: Ëndrrat që për ty i thurra (teksti dhe kënga)

Një kongjill paksa të shuar
Ti e fryve veç  një herë
Tani nga dhimbjet mos druaj
Afër zjarrit ndezur që kaq shumë të djeg
Tani nga dhimbjet mos druaj
Afër zjarrit ndezur që kaq shumë të djeg

Sa shumë që kam gabuar
Si s’më shkoi aspak në mendje
Se ëndrrat që për ty i thurra
Do më jepnin kaq shumë dhembje.

Thellë në shpirtin tim
Për ty thura shumë ëndrra
Mendova se erdhi koha
Dhe i lashë të dilnin nga zemra

Sa shumë që kam gabuar
Si s’më shkoi aspak në mendje
Se ëndrrat që për ty i thurra
Do më jepnin kaq shumë dhembje.

ObserverKult

——————

Lexo edhe:

Djemtë e detit: Je ti që s’më do (teksti dhe kënga)