Djemtë e detit: Je ti që s’më do (teksti dhe kënga)

Këngë nga grupi “Djemtë e detit

Jam në vetmi
Sytë e mi në lot
Pa ty unë po rri
Një çast dua të shoh

Jetoj në errësirë
Por lotët s’më janë tharë
Ti theve zemrën time
Unë të dua si i marrë

Je ti që s’më do
Je ti që s’ke lot
Kjo ish jeta ime
Eja merrmë o zot
Kohët kalojnë, mbi supet e mi
Jeta ime vazhdon, dhe pse nuk je ti.

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

DJEMTË E DETIT: ËNDRRAT QË PËR TY I THURRA (TEKSTI DHE KËNGA)

Një kongjill paksa të shuar
Ti e fryve veç  një herë
Tani nga dhimbjet mos druaj
Afër zjarrit ndezur që kaq shumë të djeg
Tani nga dhimbjet mos druaj
Afër zjarrit ndezur që kaq shumë të djeg

Sa shumë që kam gabuar
Si s’më shkoi aspak në mendje
Se ëndrrat që për ty i thurra
Do më jepnin kaq shumë dhembje.

Thellë në shpirtin tim
Për ty thura shumë ëndrra
Mendova se erdhi koha
Dhe i lashë të dilnin nga zemra

Sa shumë që kam gabuar
Si s’më shkoi aspak në mendje
Se ëndrrat që për ty i thurra
Do më jepnin kaq shumë dhembje.

KËNGËN E GJENI KËTU