Djemtë e heroit Beqir Gashi i kushtojnë këngë babës: “Na jemi ti” (VIDEO)

Ismet e Shpëtim Gashi, djemtë e heroit Beqir Gashi i kanë kushtuar një këngë emocionale të atit.

“Na jemi ti” titullohet kënga, tekstin e të cilës e ka shkruar Rexhep Selimi.

Muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Hysni Klinaku. 

Beqir Gashi (1966 – 1998) ishte rapsod i njohur dhe luftëtar i UÇK-së, bashkëluftëtar i Komandantit Mujë Krasniqit.

Në mëngjesin e acartë të 14 Dhjetorit të vitit 1998 bashkë me Mujë Krasniqin dhe 36 luftëtarët e tij kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia serbe, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Më 21 dhjetor të vitit 1998, ata u varrosën në Polac të Drenicës, me nderime ushtarake. Aty Beqa me Mujën e përfunduan këngën për lirinë e Kosovës, me pushkë në dorë e me aktin më të lartë e më sublim të vetëflijimit njerëzor.

Më poshtë gjeni edhe këngën “Kreshtat e Kosovës” të kënduar nga vet Beqir Gashi e Mujë Krasniqi, po me tekst të Rexhep Selimit të kënduar mes betejave .

ObserverKult