Djemtë nuk e respektojnë dëshirën e Marquezit, e botojnë romanin që duhej “ta shkatërronin”

Para se të ndahje nga jeta, gjegjësisht dhjetë vite më parë, laureati i çmimit Nobel Gabriel García Márquez e kishte afër të përfundonte librin e tij të fundit. Ai ballafaqohej me sëmundjen e Dementisë, ndërsa ai i kishte porositur djemtë që ta shkatërrojnë krejt punën e tij për këtë libër.

Por, fëmijët vepruan kundër dëshirës së të atit dhe dje, pikërisht në datën e lindjes, që sikur të ishte gjallë do ta festonte ditëlindjen e 97, ia publikuan librin në gjuhën spanjolle, derisa në gjuhën angleze pritet të botohet më 12 mars.

Rodrigo Garcia, ka deklaruar atë çfarë i kishte thënë babai i tij se libri “En Agosto Nos Vemos” në spanjollisht apo “Until August” në anglisht thjesht nuk ka sens.

“Por ne dhamë konkluzionin se ky libër ka sens”, ka thënë djali i tij, Rodrigo Garcia, nga shtëpia e tij në Mexico.

Edhe pas konkluzionit ata patën mëdyshje, por kjo u largua pas rileximit të librit.

“Kur babai ka thënë se nuk ka sens ky libër, e ka thënë se s’ka sens më për atë”, tha djali Rodrigo.

Marquez, kohëve të fundit nga pasojat që i sillte sëmundja e Dementisë harronte edhe librat e tij, por kur shihte fotografinë e tij në libra atëherë fillonte dhe i lexonte ato, thonë familjarët.

“Until August”, flet për historinë e një gruaje 46-vjeçare të martuar, me sy të bukur, e cila çdo vit, më 16 gusht, shkon në një ishull të Karaibeve për të çuar një buqetë gladiolash të freskëta mbi varrin e nënës.

Në atë udhëtim ajo takon, për herë të parë papritur dhe më pas në një zinxhir të pandalshëm, një të dashur të ri dhe zbulon se është ndryshe nga mënyra se si e imagjinojnë të tjerët. Një eksplorim i dëshirës dhe dashurisë, i lartësuar edhe në një pasqyrim interesant.

Ndryshe Garcia Marquez punoi për ”Until August” nga viti 2003 deri në fund të 2004, kur kujtesa e tij filloi ta tradhtonte deri në atë pikë sa ta braktiste, me përparimin e Alzheimerit. /npr.org

ObserverKult


Lexo edhe:

Ndre Mjeda

NDRE MJEDA: NË DEKË TË SHOQIT TEM…

“Në dekë të shoqit tem Gj.S”, poezi nga Ndre Mjeda

Ishte t’u u errun nata,
E permbi krye ngurue
I rrishe kur lingata
Shkrite njat jetë të dishrue;
E thoshe: prá s’do të desin
Nji qi sa shokë mbë te shpresin.

Shpreson nji atdhé per dije
E harte qi në te shndrisin;
Per at dashtní e shije
Qi zemren ja stolisin;
E i veton rrebtë nji mende
Nder shkrime e nder kuvende.

Por ai mbi krejcen pshtetun
Rryeshem e ngrehi shtatin,
E syt, perpara mbetun,
I ngjalli prep, e shtratin
I trandi nji fuqi
Ardhun n’at ças persëri.

E më thote: o vlla, nji teje
Këto zemra per gjithë herë,
Të forcueme prei nji feje
Rrahne në këte jetë të mjerë;
Nji caku kje, nji shkëndija
E zêmres: Shqiptarija.

Per mue këjo jetë po soset,
O vlla, pa u sosun nata;
Këjo tymen mirë e ngrata.
Por jo, per këte s’merzitem,
Se ‘jetës ma t’mirë i aritem.

Vetem nder dhena të hueja
Me dekun, o Shqypni!?
Para se në fusha të tûja
Të ndeshem nji herë përsëri,
Të falem me bjeshkt’ e ngrine
Qi ti në lulzim pertrine

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult