“Do fitojë Elsa Lila?”/ Bojken Lako komenton ikjen e 3 këngëtarëve nga Festivali i RTSH-së

Festivali i Këngës në RTSH po afron, ndaj dhe kurreshtja publike shtohet gjithmonë e më shumë. Shumë është folur këto ditë, sidomos online për tërheqjen nga gara të Kejsi Tolës, Samanta Karavellës dhe Sardi Strugës.

Karavella tha se u tërhoq sepse iu ndalua performanca. Bojken Lako, njëri nga organizatorët e festivalit ka dhënë këtë përgjigje.

“Tërheqja e artistëve është diçka personale. Rregullorja vjet ka qenë edhe më strikte. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit kemi lejuar deri në 2 performues në skenë. Arsyet e tjera janë krejt personale. Këtë vit do të kemi 6 çmime. Nuk i japim rëndësi show-t, por muzikës dhe orkestrës. Duam t’i japim rëndësi tekstit dhe muzikës” – tha Lako.

Edhe këtë vit nuk kanë munguar aludimet për një fitues të paracaktuar të Festivalit. Më së shumti po lakohet emri i Elsa Lilës.

“Juria ka 11 anëtarë. Si mundet që të bien dakord të gjithë anëtarët e jurisë paraprakisht për fituesin? Ato që përfliten janë thjesht lajme për portale që të klikohen” – tha Lako në emisionin “E diela jonë” në TVSH.

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I RTSH-SË, TËRHIQET EDHE NJË KËNGËTAR: ËSHTË I SHITUR, DO E FITOJ ELSA LILA

Pas Samanta Karavellës dhe Kejsi Tolës, kur Festivali i RTSH, do edhe pak ditë të startojë, një tjetër emër është tërhequr nga ky kompeticion.

Bëhet fjalë për Sardi Strugajn. Sardi, ka zbuluar se edhe lajmet që fliten lart e poshtë, si çdo vit, për fituesin e paracaktuar të festivalit, në fakt, ai nuk i ka besuar, por kur kanë dalë, tregon se diçka ka pasur. Po këtë vit ç’po ndodh? Sipas shumë aludimeve, thuhet se artistët janë tërhequr nga Festivali i Këngës, sepse ky kompeticion është i shitur dhe se atë do ta fitojë Elsa Lila.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult