Festivali i RTSH-së, tërhiqet edhe një këngëtar: Është i shitur, do e fitoj Elsa Lila

Foto ilustrim

Pas Samanta Karavellës dhe Kejsi Tolës, kur Festivali i RTSH, do edhe pak ditë të startojë, një tjetër emër është tërhequr nga ky kompeticion.

Bëhet fjalë për Sardi Strugajn. Sardi, ka zbuluar se edhe lajmet që fliten lart e poshtë, si çdo vit, për fituesin e paracaktuar të festivalit, në fakt, ai nuk i ka besuar, por kur kanë dalë, tregon se diçka ka pasur. Po këtë vit ç’po ndodh? Sipas shumë aludimeve, thuhet se artistët janë tërhequr nga Festivali i Këngës, sepse ky kompeticion është i shitur dhe se atë do ta fitojë Elsa Lila.

“Kështu flitet. Unë, emrin e Anxhelës e kam ditur që në maj. Emrin e Ronelës e dija nga qershori, që e ka fituar Ronela. Nuk e besoja, por kur dalin… Vjet, Albina ka qenë e paparashikueshme.

Askush nuk e ka pritur, ka qenë një festival më ndryshe. Sivjet, flitet që e ka fituar Elsa. Mund të jetë ndonjë surprizë, por nuk është kjo arsyeja që kam ikur…”, tregon këngëtari, sipas syri.tv. Një arsye që ai u tërhoq është se, sipas tij, niveli i festivalit është shumë i ulët.

Gjithsesi, edhe nëse e fiton Elsa Lila, Sardi u shpreh se nuk do ta kishte problem po ta meritojë: “Është muhabet shumë i ulët. Kjo më erdhi keq, që festivali ka rënë në nivel kaq të ulët. Ta dish ti, cili është shkaku… Ndihem në siklet, do e them në një moment tjetër. M’u duk shumë joprofesional, nuk e meriton festivali që të ketë një nivel të tillë. M’u duk niveli i festivalit shumë i rëndë. I festivalit, jo i artistëve. Po e fitoi Elsa, në rast se e ka këngën e mirë aq sa vjet, ose edhe më të mirë, e meriton pa dyshim, jam fans i këngës vjet. Nuk më vjen keq edhe nëse do isha në garë me të, po thjesht ta meritojë”, përfundoi Sardi./syri.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

PËRFUNDOI FESTIVALI I TEATRIT SHQIPTAR “MOISIU”: NDAHEN ÇMIMET- KËTA JANË FITUESIT

Edicioni i dytë i Festivalit të Teatrit shqiptar “Moisiu” bëri bashkë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, Kosovës dhe Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook ka njoftuar së fundmi se ky festival u mbyll me shfaqjen “Shtëpia e Zotit”.

Në këtë festival u ndanë gjithsej 12 çmime. Duke nderuar kështu regjisorët, aktorët, kostumografët, skenografët dhe kompozitorët.

Çmimi i karrierës shkoi për regjisorin Gëzim Kame.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult