Do të gjej… edhe nëse duhet të pres 200 vjet

diana gabaldon

Nga Diana Gabaldon

“Unë do të të gjej”, – më pëshpëriti në vesh.
– “Të premtoj. Nëse më duhet të duroj dyqind vjet purgator, dyqind vjet pa ty – atëherë ky është dënimi im, të cilin e kam fituar për krimet e mia. Sepse kam gënjyer, vrarë dhe vjedhur; e kam tradhtuar dhe thyer besimin.
Por është një gjë, e vetmja gjë që do të qëndrojë e pandryshuar. Kur do të jem përpara Zotit, do të kem diçka për t’i thënë, diçka që do peshoj mbi pjesën tjetër”.

Zëri i tij ra, gati në një pëshpëritje, dhe krahët e tij u shtrënguan rreth meje.

“Zot, më dhatë një grua të rrallë dhe Zot! E doja…”

ObserverKult

Lexo edhe:

LETRAT MË TË FAMSHME TË DASHURISË TË SHKRUARA NGA PERSONALITETET E NJOHURA

Vincent Van Gogh, artisti i famshëm holandez i shkruan Theos, vëllait të tij, duke i përshkruar dashurinë për kushërirën e tij Kee, e cila nuk e pranoi kurrë, 1881

I dashur Theo. Jeta është bërë shumë e dashur për mua, dhe jam shumë i lumtur që kam rënë në dashuri. Jeta ime dhe dashuria ime tani janë një. “Por ti je përballur me një ‘kurrën e kurrës’, më përgjigjesh ti. Përgjigjja ime për ty është: “Çunak i vjetër, tani për tani unë shikoj në ‘kurrën e kurrës’ një bllok akulli, të cilën zemra ime mund ta shkrijë.”

Mark Twain, letër për Olivia Langdonin – bashkëshorten e tij të ardhshme, 1869

“Përtej thellësive të zemrës sime të lumtur rrjedh një rrymë dashurie dhe lutjeje për këtë thesar të paçmuar që i është lënë në mirëbesim gjithë jetës sime. Ti nuk mund t’i shohësh valët e saj të pakapshme që rrjedhin drejt teje, e dashur, por në këto rreshta ti do ta dëgjosh valëzimin e largët të sipërfaqes.”

Shkrimtari rus, Leo Tolstoy, për të fejuarën e tij Valeria Arsenev, 1856

“Tashmë unë dashuroj bukurinë tënde, por ky është vetëm fillimi i dashurisë në ty në atë çfarë është e përjetshme në zemrën dhe shpirtin tënd. Për bukurinë, njerëzit mund të bien në dashuri brenda një ore, dhe po aq shpejt kjo dashuri mund të mbarojë. Por shpirtin, njerëzit duhet të mësojnë ta njohin.

Besomë, asgjë në botë nuk fitohet pa punë, madje as dashuria, ndjenja më e bukur dhe më e natyrshme.”

Lexoje të plotë KETU

ObserverKult