“Do të të fusim djalin në burg”, si e kërcënuan aktorin e njohur, Bujar Asqeriun

Deputeti në Parlamentin e Shqipërisë, Agron Shehaj, tha kohë më parë se aktori i njohur Bujar Asqeriu ndryshoi mendim për çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi u kërcënua nga pushteti.

Asqeriu fillimisht u pozicionua kundër shembjes së godinës së Teatrit, ndërsa më pas, papritur mbështeti projektin e Erion Veliajt, tha ai.

Shehaj tha se aktori është kërcënuar se do t’i burgosnin djalin nëse vazhdonte të denonconte në media shembjen e Teatrit.

“Të tregoj një rast, aktori Bujar Asqeriu, kaloi nga kundër prishjes së Teatrit në favor të Teatrit.

Dhe realisht thashë nuk qenka burrë i mirë. Pastaj pas një kamere të fshehtë doli që e kishin kërcënuar, e kishin kërcënuar që do të të fusim djalin në burg.

Po të them se si njerëzit detyrohen, nuk ua dimë hallin. E njëjta gjë ndodh me njerëzit e thjeshtë në terren, njerëz që kanë halle, që duan të jetojnë. Kjo është arsyeja pse njerëzit ikin”, tha ai./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

REAGON MIKU I FËMIJËRISË SË BUJAR ASQERIUT: KJO ËSHTË E VËRTETA…

Shoku i fëmijërisë i aktorit të njohur, Bujar Asqeriu, Viku Bala, ka reaguar së fundi pas një shkrimi për Asqeriun. Kjo ka ndodhur pas publikimit të historisë së emrit të aktorit të njohur disa ditë më parë.

Kujtojmë që emri i vërtetë i Bujarit është Drini, por ai vendosi të mbajë emrin e vëllait të tij, që ndërroi jetë vetëm gjashtë muajsh.

Kjo histori konfirmohet nga miku i tij i fëmijërisë, që na tregon edhe si ishte Bujar Asqeriu në ato vite.

“E kam patur ne klasë në 8-vjeçare dhe kemi qenë gjithmonë në tabelë të nderit! Mamaja ime me mamanë e Bujarit ishin kushërira…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU