“Do të vijë vdekja e do të ketë sytë e tu” (Verrà la morte e avrà i tuoi occhi) e poetit italian Cesare Pavese është ndoshta një nga poezitë më të keqlexuara në histori. Pikërisht për këtë pata shkruar një ese të gjatë me titullin “Sytë e vdekjes”, të cilën e kam botuar në librin “Rrugë pa krye”, para disa vitesh.
Nga Lazër Stani
Ndër të tjera në atë ese, kam shkruar:
“Nuk ka dyshim se sytë me të cilët i erdhi vdekja Pavese-s kanë qenë sytë e tij, sy të ftohtë akull, sy të zbrazur nga dëshira për jetë, sy të zhgënjyer, sy të neveritur me gjinden dhe këtë botë, së cilës ai i kishte dhënë gjithçka: poezinë si askush tjetër, dhembjen, shpirtin, dashurinë dhe gjithë ndjenjat e epërme njerëzore. Në çdo ditë të ekzistencës mbi këtë tokë, Pavese i kishe dhënë dritë jetës nga drita e syve të tij derisa kjo dritë u shterr, u shua. Me këta sy të verbër, sytë e tij, i erdhi vdekja Paveses dhe jo me sytë e Constance Dowling, jo me sytë e bukur të gruas së dashur. Vdekja nuk mund të vijë kurrë me sy gruaje, me sy dashurie. Në vdekje shkohet gjithmonë vetëm, me sytë e tu dhe të askujt tjetër.”
Përkthimi në shqip i poezisë është i imi.
Cesare Pavese: Do të vijë vdekja e do të ketë sytë e tu
Do të vijë vdekja e do të ketë sytë e tu
kjo vdekje që na shoqëron,
nga mëngjesi në mbrëmje, e pagjumë
e shurdhët, si një peng i vjetër
ose një ves absurd. Sytë e tu
do jenë një fjalë e kotë
një klithmë e mbytur, një heshje.
Kështu i sheh çdo mëngjes
kur mbi veten e vetme përkulesh
në pasqyrë. O shpresë e dashur
atë ditë do ta dimë edhe ne
se je jeta dhe asgjëja je.
Vdekja për gjithkënd një vështrim ka.
Do të vijë vdekja e do të ketë sytë e tu.
Do të jetë si të shkulësh një ves,
si të shohësh në pasqyrë,
rishfaqjen e një fytyre të vdekur,
si të dëgjosh një buzë të mbyllur.
Do fundosemi në vorbullën e shurdhët.
22 Mars 1950
Përktheu Lazër Stani
Cesare Pavese: Verrà la morte e avrà i tuoi occhi
Verrà la morte e avrà i tuoi occhi-
questa morte che ci accompagna
dal mattino alla sera, insonne,
sorda, come un vecchio rimorso
o un vizio assurdo. I tuoi occhi
saranno una vana parola
un grido taciuto, un silenzio.
Così li vedi ogni mattina
quando su te sola ti pieghi
nello specchio. O cara speranza,
quel giorno sapremo anche noi
che sei la vita e sei il nulla.
Per tutti la morte ha uno sguardo.
Verrà la morte e avrà i tuoi occhi.
Sarà come smettere un vizio,
come vedere nello specchio
riemergere un viso morto,
come ascoltare un labbro chiuso.
Scenderemo nel gorgo muti.
22 Marzo 1950
ObserverKult
Lexo edhe:
CESARE PAVESE: DO TË VIJË VDEKJA DHE DO T’I KETË SYTË E TU, Përktheu: Orjela Stafasani