Cesare Pavese: Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu

cesare pavese do të vijë

Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu,
kjo vdekje që nuk na ndahet nga
mëngjesi deri në mbrëmje, e pagjumë,
e shurdhët, si një pendim i vjetër,
a një ves i pakuptimtë. Sytë e tu
do të jenë një fjalë e kotë,
një britmë e mbytur, një heshtje.
Të tillë i sheh çdo mëngjes
kur e vetme përkulesh
para pasqyre. O shpresë e dashur,
atë ditë do ta dimë edhe ne
që je jeta dhe asgjëja.
Për të gjithë vdekja ka një shikim.
Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu.
Do të jetë si të heqësh dorë nga një ves,
si të shohësh një fytyrë të vdekur
tek rishfaqet në pasqyrë,
si të dëgjosh një buzë të mbyllur.
Të heshtur do të biem në humnerë.

Përktheu: Orjela Stafasani

Lexo edhe:

BERTOLT BRECHT: LUFTA QË DO TË VIJË

bertold breht do të vijë

Nuk është e para.
Ka pasur të tjera luftra më parë.
Në fund të luftës së fundit
Kishte fitimtarë e të mundur.
Mes të mundurve, njerëzit e varfër vuanin urie.
Mes fitimtarëve, urie vuanin njerëzit e varfër prapë.

Në shqip: Faslli Haliti

ObserverKult

Lexo edhe:


LEON LEKAJ: MAJLINDA KA MBËRRITË ME SHKRI UNIN E VET BRENDA NJI HESHTJEJE QË DHEMB