Filmi i regjisorit malazez, Velibora Coviç, që flet mbi refugjatët shqiptarë të Kosovës në 1999 është vlerësuar me çmim në Festivalin e Filmit në Nju-Jork (IFFNY 2021) që u mbajt në 21-24 maj.
Filmi i Çoviçit ka të bëjë me dramën e refugjatëve që gjetën strehë në Mal të Zi, kur afro 100 mijë persona lanë Kosovën në drejtim të shtetit fqinj.
Regjisori u prezantua me një film/dokumentar i metrazhit të gjatë, me titullin “Isha 10 vjeç” (Imala sam 10 godina).
Ky film është paraqitur në kuadër të programit zyrtar “Filmmaker” të festivalit.
Producent i filmit është kompania “A Production” nga Podgorica, mbështetur nga Qendra Filmike dhe Fondi për të Drejtat e Pakicave të Malit të Zi, por është ndihmuar edhe nga Radio Televizioni Kosovës, transmeton ‘diapsorashqiptare.al’.
“Isha 10 vjeç” u paraqit edhe para një viti në festivalin e filmit në kryeqytetin malazias.
Çoviç vlerësohet për ndërmarrjen artistike dhe përkushtimin që me vite të tëra mblodhi materiale dhe paraqiti tragjedinë e kosovarëve dhe strehimin e tyre në Mal të Zi.