Dokumentari që po trondit Familjen Mbretërore, Meghan Markle si Princeshë Diana: Ata nuk më mbrojtën (Video)

Një trajler tjetër i publikuar për dokumentarin e Meghan Markle dhe Princit Harry ka tronditur sërish Familjen Mbretërore. Në të shfaqet aktorja teksa fshin lotët teksa flet sinqerisht për jetën me Familjen Mbretërore.

Në trajlerin “bombë” përpara dokumentarit në Netflix, ‘Harry and Meghan’, ajo pretendoi se familja e Princit Harry nuk arriti ta mbronte atë kur u martuan në maj 2018, transmeton ‘a2news.com.

Në trajlerin, i cili u publikua së fundi, Duka i Sussex tha: “Ka një hierarki familjare. E dini, ka rrjedhje, por ka edhe trillime historish… Është një lojë e pistë.”

Një foto e Familjes Mbretërore në Trooping the Color në 2019 u shfaq përpara se pamjet e paparacëve që fotografonin Princin Harry dhe Meghan Markle të krahasoheshin me pamjet e vjetra të nënës së Harry-t, Princeshë Diana.


Lexo edhe:

FJALËT E FUNDIT TË PRINCESHËS DIANA, DISA MINUTA PARA SE TË NDËRRONTE JETË

Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, edhe pse nuk jeton më. Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit.

Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore. Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997. Në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç. Ndërsa tanimë kanë kaluar 25 vite që nga tragjedia e saj dhe vdekja në Paris.

Ajo ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz përpara se të përplasej fatalisht në tunelin e Pont De l’Alma. Sgt Xavier Gourmelon ishte përgjegjës për një ekuipazh zjarrfikësish të trajnuar nga mjekët, të cilët shkuan të parët në vendin e ngjarjes…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult

princesha diana