Doli nga shtypi libri “Antologji e lirikës shqipe të dashurisë” i Agim Vincës

Sapo ka dalë nga shtypi libri më i ri i profesorit dhe shkrimtarit, Agim Vinca, me titull “Antologji e lirikës shqipe të dashurisë”.

Në këtë libër janë përfshirë poezitë më të bukura me temën e dashurisë në tërë arealin shqiptar, duke filluar nga lirika popullore e deri te poetët e brezit më të ri.

Libri ndahet në gjashtë pjesë (kapituj) dhe përfshin gjithsej 65 autorë me 245 poezi. Recensues të librit janë: Bajram Kosumi, Kate Xukaro dhe Roland Zisi.

Botues i librit është Shtëpia Botuese “Artini” (Prishtinë).

Libri është në shitje në libraritë “Artini” dhe “Dukagjini” në Prishtinë dhe në librarinë “Adrion” në Tiranë, dhe do të ekspozohet së shpejti edhe në Panairin e Librit në Tiranë (13-17 nëntor).

ObserverKult


Lexo edhe:

DOLI NGA SHTYPI LIBRI “NJË RILINDËS DIJEPLOTË- AGIM VINCA”  I AUTORIT FAIK SHKODRA