Homazhe për ‘Mjeshtrin e Madh’ të Shkodrës, qytetarët e përcjellin në banesën e fundit Kujtim Alijan

Sot janë kryer homazhet në nder të dirigjentit të njohur dhe “Mjeshtrit të Madh” Kujtim Alija. Ceremonia mortore nisi në orën 08.45 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve me përcjelljen e kortezhit, deri tek monumenti i “Luigj Gurakuqit”, nga Orkestra Frymore e Qytetit.

Ai u nda nga jeta pas 1 viti betejë me sëmundjen, duke lënë një boshllëk të madh në jetën artistike të qytetit të Shkodrës./dosja.al

LEXO EDHE: Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta dirigjenti i njohur shkodran, Kujtim Alija