Posa ka dalë në qarkullim numri i tretë (i fundit për këtë vit) i revistës letrare të traditës “Jeta e re”. Revista hapet me një përzgjedhje nga proza e Ali Mehmetajt, shkrimtarit dhe humoristit të njohur, i cili vdiq në 2024. Ai vjen me tregimet “Shtriga”, “I panjohuri” dhe “Prokurori dhe i akuzuari”.
Rubrika vazhdon me prozat:”Përkthyesi është fajtor” të Binak Kelmendit, ”Zhdukja e një imazhi” të Ndue Ukajt, “Rrogëtari” të Gazmend Bytyçit, “Mesorja” të nobelistes së sivjetshme koreane Han Kang, për të vazhduar me “Lëkundje” të Samuel Beckett, gjithashtu nobelist, “Dielli” të D. H. Lowrence dhe “Dikush si ti” të Roals Dahl.
Me nga një cikël poezish prezantohen Kujtim M. Shala, Entela Kasi, Halil Matoshi, Dije Demiri-Frangu, Vallace Stevens dhe Tommase Giartosia, kurse në rubrikën Intervista vijnë dy autorë: Arsim Canolli, profesor i antropologjisë, me intervistën me titullin “Shpesh mendoj se shkrimi antroplogjilk është një letërsi e shkrumtë. Nganjëherë se shkrimi letrar është një etnografi e nyllavtë” , si dhe shkrimtari i njohur spanjoll Javier Marias.
Rubrika e kritikës fillon me tekstin “Pas absolutizmit të realitetit” të Hans Blumenbergut, filozof gjerman dhe historian i njohur i intelektualitetit, për të vazhduar me “Faktografia historike në rrafshin letrar” të Halim Halimit, një vështrim krahasues ndërmjet romanit “Ura me tri harqe” të Ismail Kaderesë “ dhe “Ura mbi Drin” të Ivo Andriqit, “Tregimi si ëndërr tutje mungesës së njeriut” të Ballsor Hoxhës dhe “Predikimi kutelian te vepra “E madhe është gjëma e mëkatit” të Granit Sadikut.
Në rubrikën Recensione paraqiten Bujar Meholli me “ Shoqëria e bo(sh)llëkut” dhe Rea Sejdiu me “ Identiteti i femrës nën petkun e kanunit”.
Përkthyesit që kontribuan në këtë numër të revistës janë: Alket Çani, Alfred Beka, Azem Qazimi, Arben Idrizi, Ilir Breca, Qerim Raqi dhe Qerim Ondozi.
ObserverKult
Lexo edhe: