Don Kishoti shitet 504 mijë euro…

don kishoti

Dy kopje unike të veprës së Miguel de Cervantes-it “Don Kishoti” janë shitur për 504 mijë euro. Për shitjen e kopjeve u organizua një ankand nga Sotheby’s në Paris.

Identiteti i blerësit të këtyre veprave të rralla nuk u bë i ditur. 
Njëra kopje ishte botimi i tretë i Librit 1 i shtypur në 1608. Tjeta, botimi i parë i Librit 2 i vitit 1615.

Don Kishoti Konsiderohet romani i parë modern.

E kush nuk magjepset nga historia e fshatarit të varfër e të mirë, i cili mendon se është kalorës dhe endet për të shpëtuar dashurinë e tij. Nga Sanço Pança, budallai i lezetshëm.
Don Kishoti ka pasur sukses të madh që kur u botua për herë të parë në vitin 1605.

Kopjet e ekspozuara në ankand ishin blerë rreth një shekull më parë nga një diplomat bolivian. 

Jorge Ortiz Linares, një koleksionist i pasionuar, kishte vite që kërkonte botimin e parë të romanit. Në vitin 1930 ai shkoi në Londër, e cila atëherë ishte ndoshta qendra ndërkombëtare më e rëndësishme për blerjen dhe shitjen e librave të dorës së dytë, siç shpjegoi Ed Maggs, librashitës dhe stërnipi i themeluesit të librarive të dorës së dytë Maggs Bros.

Kur vizitoi këtë librari nuk e gjeti atë që kërkonte, por la të dhënat e tij, në rast se fati i buzëqeshte në të ardhmen. 

Ai u thirr gjashtë vjet më vonë: më 21 dhjetor 1936 ai bleu dy kopjet, Librin 1 për 100 £ dhe Librin 2 për 750 £, tha Ann Heilborn, kuratorja e librave dhe dorëshkrimeve të Sotheby.

ObserverKult

ERVIN HATIBI: POEMTH PËR DON KISHOTIN

EDHE DOSTOJEVSKI I PATI SHKRUAR DISA FJALË PËR “DON KISHOTIN E MANÇËS”