![donika dabishevci poetry donika dabishevci du me t'pi buzën](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2022/11/donika-dabishevci-poetry-696x443.png)
Buzën, poezi nga Donika Dabishevci
I keq, ti…!
Pse m’rri hutueshëm
i rand’ plumb prej heshtjes?
Diellore jam unë
s’jam nemë e zezë.
I panjohun mund t’jetë
veç çasti që mblatoi
këtë joshje t’egër,
çmendunisht thell’.
Pse druhesh?
Nji ditë as ti e as unë,
s’kemi me kenë ma
kemi me humbë,
kemi me u zhba.
Ti ke me u kthye n’moçal,
unë n’llavë vullkani,
ti n’ndoj prrue n’vërshim,
e unë kam me shndritë si ylber,
si ylber shumëngjyrash plot gzim!
Mos u tkurr,
Shpërthe si vrushkull gjaku!
Shndritma zemrën,
përflakma trupin.
Dhe po: Buzën!
Qenie e dobët që do lutje:
Buzën!
ObserverKult
Lexo edhe:
DONIKA DABISHEVCI: ME T’DASHTË TY, VEÇ VDEKJA MUNDET ME M’NDALË!