reklamë

Donika Dabishevci: Cikël me poezi kushtuar fëmijëve të vrarë në luftë

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të poetes Donika Dabishevci, kushtuar fëmijëve të vrarë në luftë. Poezitë janë shkëputur nga libri i saj “E gjithkohshmja Andërr”, një rekuiem poetik kushtuar viktimave civile të luftës, që në vitin 2024 u shpërblye me Çmimin shtetëror “Ali Podrimja” nga Ministria e Kulturës si vepra më e mirë me poezi për atë vit me motivacionin:

“𝗣𝗲̈𝗿 𝗺𝗲𝗺𝗼𝗿𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗽𝗼𝗲𝘁𝗶𝗸 𝘁𝗲̈ 𝗹𝘂𝗳𝘁𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗷𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗱𝗲̈𝘀𝗵𝗺𝗶𝘀𝗲̈ 𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗸𝘁𝗵𝗲𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲𝘀𝘁𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗹𝗲𝘁𝗿𝗮𝗿. 𝗣𝗼𝗲𝘇𝗶𝗮 𝗲 𝗸𝗲̈𝘁𝗶𝗷 𝗹𝗶𝗯𝗿𝗶 𝘀𝗵𝗽𝗮𝗹𝗼𝘀 𝗺𝗶𝗸𝗿𝗼𝗽𝗲𝗿𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁𝗶𝘃𝗲̈𝗻 𝗲 𝗵𝗶𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶𝘀𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗹𝘂𝗳𝘁𝗲̈𝘀 𝟭𝟵𝟵𝟴-𝟵𝟵, 𝗮𝗺𝗽𝗹𝗶𝗳𝗶𝗸𝗼𝗻 𝘇𝗲̈𝗿𝗶𝗻 𝗲 𝘃𝗶𝗸𝘁𝗶𝗺𝗮𝘃𝗲 𝗰𝗶𝘃𝗶𝗹𝗲, 𝘀𝗶𝗰̧ 𝗮𝗺𝗽𝗹𝗶𝗳𝗶𝗸𝗼𝗻 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝘇𝗲̈𝗿𝗶𝗻 𝗲 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁 𝗻𝗲̈ 𝘇𝗴𝗿𝗶𝗽 𝘁𝗲̈ 𝗲𝗸𝘇𝗶𝘀𝘁𝗲𝗻𝗰𝗲̈𝘀 𝗽𝗮𝘀 𝘃𝗶𝘁𝗶𝘁 𝟭𝟵𝟵𝟵, 𝘀𝗶 𝗻𝗷𝗲̈ 𝘁𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗸𝘂𝗷𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗷𝗲̈ 𝘁𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗼𝘀 𝗵𝗮𝗿𝗿𝘂𝗮𝗿”

E VOGLA


Gjashtëmuejshe
u shpue tejpërtej plumbash.
Shoshë u ba,
sitë.

Prej gjinit t’nanës,
n’gji t’dekës!

Erdh e i shkoi
vrik kësaj jete,
si tuj nga…

Fill iku,
jetëshkurtumja,
vrap u lshue
n’strehë t’amshimit.

Erdh e shkoi
vetëtimthi
e përndrituna,
pa marrë vesh gja …

Gjashtë muej veç
fluturimi i saj n’këtë botë!*
—
𝐾𝑢𝑠ℎ𝑡𝑢𝑒 𝐿𝑖𝑟𝑖𝑒 𝑀𝑢𝑞𝑜𝑙𝑙𝑖𝑡, 𝑓𝑜𝑠ℎ𝑛𝑗𝑒̈𝑠 𝑠’𝑙𝑖𝑛𝑑𝑢𝑛 𝑒 𝑡’𝑣𝑟𝑎𝑚𝑒 𝑛’𝑙𝑢𝑓𝑡𝑒̈. 𝐿𝑖𝑟𝑖𝑎 𝑢 𝑛𝑑𝑎 𝑚𝑖𝑧𝑜𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑝𝑟𝑒𝑗 𝑗𝑒𝑡𝑒 𝑚𝑒̈ 𝟷𝟽 𝑝𝑟𝑖𝑙𝑙 𝟷𝟿𝟿𝟿 𝑛𝑒̈ 𝑃𝑜𝑘𝑙𝑒𝑘 𝑡𝑒̈ 𝐷𝑟𝑒𝑛𝑎𝑠𝑖𝑡 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈ 𝑚𝑒 𝟻𝟹 𝑐𝑖𝑣𝑖𝑙𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑒̈, 𝑛𝑒 𝑚𝑒𝑠𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑐𝑖𝑙𝑒̈𝑣𝑒 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑎𝑛𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑜𝑡𝑟𝑎𝑡. 𝑉𝑖𝑘𝑡𝑖𝑚𝑎𝑡 𝑢 𝑣𝑟𝑎𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑚𝑎𝑛𝑠𝑛𝑒𝑗 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑢 𝑑𝑜𝑔𝑗𝑒̈𝑛.


VAJI I BEBAVE

Shhhhh….
Janë tuj ardh
ë Ata, afrue janë…
po ndihet troku lemeritës,
troku i llahtarshëm,
troku i dekës…

Shhhhhh…
Plumbat e tyne korrin,
korrin çka gjejnë para.
Hanxharët e tyne s’kursejnë kend.

Shhhhhhh…
Bebat t’lumet,
t’trueme prej n’t’lemun,
rrnojnë n’padijen e tyne foshnjore.
Gugasin, qeshin ambël, krisin n’vaj.

Shhhhhhhh…
Sa zor me i ba t’pazashme…

Shhhhhhhhh….
Qysh me jau ndalë t’amblat gugatje,
qysh me ja u ndalë t’përvajshmin za…

Qysh me jau mshelë gojën- pa ua zanë…
pa ua ndalë frymën, pa i molepsë?

Shhhhhhhhhhh…
Qysh me i ba,
qysh me i ba, bre…
fmitë diqysh t’padukshëm,
qysh me i ba?

Shhhhhhhhhhhh…

𝐒‘𝐊𝐈𝐒𝐇 𝐌𝐄𝐍𝐔 𝐍𝐀𝐍Ë𝐙𝐄𝐙𝐀

S’kish menu nanëshkreta që mun’ vjen ajo ditë
kur me ma t’kthjelltin menim kish me e lypë dekën e fmisë.

“𝘈𝘮𝘢𝘯 𝘮𝘰𝘳 𝘡𝘰𝘵, 𝘮𝘦𝘳𝘳𝘦,
𝘮𝘦𝘳𝘳𝘦 𝘯𝘫𝘪 𝘥𝘢𝘬𝘪𝘬 𝘦 𝘮𝘢 𝘱𝘢𝘳ë.
𝘛’𝘧𝘢𝘭𝘦𝘮 𝘡𝘰𝘵, 𝘮𝘦𝘳𝘳𝘦 𝘴𝘩𝘱𝘦𝘫𝘵,
𝘮𝘦𝘳𝘳𝘦 𝘦 𝘮𝘰𝘴 𝘦 𝘭𝘦 𝘮𝘦 𝘩𝘫𝘦𝘬ë!”

S’kish besue nanëmjera se mun’ vjen ajo ditë,
që kish mu gzue kur shpirti i shpirtit t’saj,
zemra e zemrës, loçka e loçkës,
ai qingj i vogël që sa kish marrë kambtë me ecë ledinave,
kish me i mshelë ata sy t’bukur, sy bojëqielli.

Jo me pushue, as me fjetë…
Me i mshelë për mos me i çelë ma.
Kurrë!

Nanëzeza menxi ja kish tubue zorrtë t’birit,
zorrtë e çpupurituna si krelanë prej ciflave t’granatës.

“𝘔𝘢𝘳𝘰𝘷𝘢 𝘯𝘢𝘯ë 𝘱𝘳𝘦𝘫 𝘣𝘢𝘳𝘬𝘶, 𝘮𝘰𝘴 𝘮’𝘱𝘳𝘦𝘬…
𝘱𝘰 𝘮’𝘥𝘩𝘦𝘮 𝘴𝘩𝘶𝘮ë”…
si gjylpana n’shpirt deri n’ditë t’vorrit
gugatjet e tij t’fundme…

____

𝘗𝘰𝘦𝘻𝘪 𝘦 𝘴𝘩𝘬𝘳𝘶𝘦𝘮𝘦 𝘯‘𝘬𝘶𝘫𝘵𝘪𝘮 𝘵ë 7-𝘷𝘫𝘦ç𝘢𝘳𝘪𝘵, 𝘓𝘦𝘰𝘵𝘳𝘪𝘮 𝘈𝘩𝘮𝘦𝘵𝘪, 𝘪 𝘱𝘭𝘢𝘨𝘰𝘴𝘶𝘯 𝘳𝘢𝘯𝘥ë 𝘱𝘳𝘦𝘫 𝘨𝘳𝘢𝘯𝘢𝘵𝘢𝘴𝘩 𝘯‘𝘥𝘦𝘳ë 𝘵‘𝘴𝘩𝘱𝘪𝘴ë 𝘯‘𝘙𝘳𝘦𝘻𝘢𝘭𝘭ë, vdekun 𝘯ë 𝘎𝘳𝘢𝘥𝘪𝘤ë 𝘮ë 11 𝘴𝘩𝘵𝘢𝘵𝘰𝘳 1998

KUR BJEN NATA

Kur bjen nata
tana malet duken njilloj.
T’errëta, misterioze, t’frikshme.

S’mun’ sheh gja
as gishtat n’sy me t’i shti!

Kur bjen nata
prej asnji ane,
asnji kandi,
asnjilloj perspektive,
prej askujt s’shihet, s’merret vesh,
s’bahet llaf, s’bahet dert
se në nji mal,
në nji prej t’ngjashmeve male t’kësaj bote,
midis gëmushash,
fill vetëm,
tradhtue edhe prej yjsh,
nji fmi i plagosun rand,
fërgllue tute e dhimtsh
mbledhun galuc,
krruspullosun si fetus…
asht’ tuj dhanë frymën e fundit!

Ofshamat i mbyten frike n’vetvedi,
pa mujt me kulmue n’ajri.

Kur lshohet nata
tana malet ngjajnë njilloj…

T’SHTANA BATARE


I hekurti lloz shembet përtokë. Thyhet, shkërmoqet.
Dyertë e bodrumit t’errët çahen dysh prej shqelmave.
Ushtarak’ n’çetë vërshojnë dhomën,si lum’ i egër, i harbuem që dhunon gjithçka gjen para.

Hapsinën e mbulon nji shtjellë egërshane tërbimi. Vner vjellin,
shajnë e bajnë shamatë, tuj britë, tuj kërcnue. Ulurima
t’pandigjueme ma parë prej bishash t’egra.

Mveshun me ftohtësi akullsisht t’përbindshme,
sytë e lëngshëm pikojnë, rrjedhin epsh. Dhëmbët
ju xixëllojnë. Gojët e jargavituna dojnë gjak.
Lypin gjak.

Fmijtë struken si këlysh n’gji t’nanave.
Mshefin kryet e bahen dysh.
Si fetus n’mitër.

Nanat gurëzohen frike për fmijtë.
As za me i pehatë t’vogjlit s’kanë.
Veç t’dridhuna.
Si përkundje t’mbrama djepi!

Urrejtja e ujitun me shekuj
shpërthen si nji i fjetun vullkan.

Llava e papërmbajtshme
kapërdinë edhe foshnjat n’djep.

Ata
dhembshuni s’kanë!
Kanë ardhë veç me vra.


Pas t’shtanave batare…
shuhet vajklithma e fmijve…

E kur asgja ma s’pipëtin,
kris humori e nis gajasja,
n’gjuhë t’huej!


ObserverKult