Nga: Donika Dabishevci
U zgju hala pa u zbardhë mirë,
nisi me t’shpejt tana rangt’ e shpisë me i krye,
me la, me gatue, me vizllue gjithkah, mrena e jashtë,
me i rahatue thmitë, me i ba gati për shkollë,
tuj nga pa frymë, poshtë e naltë, t’i kisha edhe nja tetë duer, tha
se s’kryhen kto punë t’shkreta, s’kryhen kurrë me vakt
nanë ku je, nanë ku i kam çorapat,
nanë ku asht’ kjo, nanë ku m’ka hupë ajo,
nanë, nanë, nanë…
nanë anej, nanë knej, nanë ktu, nanë aty, nanë, nanë, nanë…
kur ju terruen sytë… tuj u shalakatë,
menxi e gjeti nji copë vendi me e ungjë trupin, veç pak me pushue,
e… pa ditë gja….veç kur i mshoj nji sakicë n’kry…
Pse bre burrë, tha… çka bana… kafja ke gati… dhe e lëshoi nji psherëtimë tuj i dalë shpirti…e vdiq.
Dielli lshoi rrezet fort e nisi me e shndritë edhe nji vorr t’ri grueje n’këtë vend.
ObserverKult
Lexo edhe:
DONIKA DABISHEVCI: SI T’NDIJSHË ERË LUFTE, IK DJALI JEM!
(Himn jetës)
Si t’ndijshë erë lufte, ik djali jem!
Mos ha pallavra n’emër t’dofar kauzash, idealesh,
harroj msimet, predikimet, bindjet, parimet…krisja vrapit e ik!
S’ka luftë t’pashmangshme e as t’domosdoshme, rrena janë ato,
as s’ka luftë t’mirë, t’drejtë, t’pastër… s’ka pasë e s’ka me pasë kurrë.
Lufta është e tmerrshme. Pikë.
Është mizore. Pikë.
Është ferri mbi tokë. Pikë.
Lufta është tregti,
është pazar i madh matrapazësh,
është therrtore e madhe interesash
ku urdhnojnë me ia hangër krytë njani-tjetrit
e kujdesen fort me rujtë bythën e vet.
Lufta është e flliqtë. Pikë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU