Poezi nga Donika Dabishevci
Nji rreze dielli m’bani ven
kur lshova zanin piskamë:
Kam me t’dashunue çdo ditë
e çdo natë kam me rrnue
si natë tonën t’mbramë
e kam me u fërgllue frike
mos duhet ma shumë
mos s‘po t’du tamam.
Se n’kjofsh
e n’kjofsha
me t’dashtë ty
veç vdekja mundet me m’ndalë!
ObserverKult
Lexo edhe:
DONIKA DABISHEVCI: BAJ ME T’HARRUE…POR, QYSH?