Donika Dabishevci: Tuj ikë dekës

donika dabishevci lufta ne kosove tuj ikë dekës
Në foto: Sherife Luta bashkë me të zhvendosur nga Kaçaniku, 1999, Foto nga Damir Sagolj

Prej bodrumi n’bodrum, prej katundi n’katund,
prej shtegu n’shteg, qafmalesh, rranxash,
pjerrinash, rrëpinash t’thyeshme. Sa k’tu sa aty.
Përpjetë. Tatëpjetë.

Janë shumë. T’panumërueshëm janë.
Gjithkah. Gjithkund fmijë, gra e pleq
n’karvan t’pakthimit. Humbtinave
kurrë t’njohuna tamam.

Andërrmbytun.
Shpresëvdekun.

Strajcat n’shpinë, t’vogjlit kalaqafun,
t’plagosunit n’lese t’sajueme.
T’lodhun e tangall.
T’uritun, te tanë.
Dergjun për nji pikë ujë.

Arnat s’ua mlojnë brinjtë. As kockat.
Ftyrëzbardhemt. Syzgavruem.
Buzëshkrumbuem. Rrashtëkrisun.
T’mavijosun.

Dielli i përvlon e hana i ngrin.
S’dihet ku ju errë nata e ku ju çelë dita.
Për ku ja kanë mësy e ku kanë me mbërri.

Ikanak t’zanun n’lak t’kohës t’nemun
nënshtruem i janë fatit,
pa kurrnjifar bese, kurrnjifar dorëzanie,
pa kurrnji mundësi me u përvijue…

Ata ik e deka njek!

*𝘚𝘩𝘬ë𝘱𝘶𝘵𝘶𝘯 𝘱𝘳𝘦𝘫 𝘭𝘪𝘣𝘳𝘪𝘵 “𝘌 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘬𝘰𝘩𝘴𝘩𝘮𝘫𝘢 𝘈𝘯𝘥ë𝘳𝘳”, Littera, 2024

ObserverKult

lexo edhe:

“E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR QË U KUSHTOHET VIKTIMAVE TË LUFTËS NGA DONIKA DABISHEVCI