“*Vaya con dios Leni Riefenstahl”, poezi nga Arti Lushi

“Të përqafoj me fuqinë e miliona puthjeve”- është pusulla që i la Ava Gardner, Sinatrës.
“Ishte bukur aq sa zgjati”- është pusulla që i lë
Zakonisht ashiku dashnores,
kur don t’i japë fund marrëdhënies së tyre.
“Të dua” është një tjetër klishe edhe më e thjeshtë.

Unë nuk mora asnjë prej tyre.
M’u kthye mbrapsht dashuria dhe libri i huajtur,
Me një lule të vyshkur mes faqesh, si shënjues.

E hodha në tualet lulen
Dhe për pak sekonda
Duke vëzhguar vorbullën
Pata tundimin të zhytem edhe unë.
Por jeta është e ftohtë dhe brutale-
Ka gjithmonë dhuntinë të të shpërqëndrojë
Me vorbullat dhe iluzionet e saj të radhës.

Edhe pse në lagje,
Nga hutimi dhe nguti dola me tutat e zeza
Dhe këmishë sipër.

“Kafe ujë pa gaz. Faleminderit!”

ObserverKult


Lexo edhe:

ARTI LUSHI: POEZIA ËSHTË NJË LËVOZHGË ARRE KU U PËRMBYT ATLANTIDA