Donika Dabishevci: Tuj kqyrë seri do kryma n’dukje t’insanit…

shihemi ne gusht gjuetarët çika jem donika dabishevci lufte mos u dorëzo

Poezi nga Donika Dabishevci

Veç pak me ju fry fllad, minjtë struken.
T’padukshëm bahen, t’pandjerë,
t’pafrymë  e t’squllun degdisen qosheve,
as shohin, as ndijnë.

Knaqen me nji asht t’vjetër
e lëpijnë jargavitshëm,
e troshisin, grryejnë dhambtë, ripërtypen.
Ma mirë diçka se asgja, thonë!

Veç pak me ju lëkund toka nër kambë
bahen krymba, degdisen shpellave
hajnë edhe të pëgërat e veta.
Ma mirë pak se hiç, thonë!

E me ba me jau kthy jeta ftyrës
me jau mbyllë tana birat
me i zhveshë deri n’lëkurë
me jau çjerrë maskat
t’dëshpruem n’palcë lajthitin,
marrosen n’krymllëkun e tyne,
përçudnohen,
përplasen si pa krye,
e hajnë njani-tjetrin,
edhe nanë e babë i hajnë.

Ky asht fati jonë,
kshtu paska kenë e shkrueme, thonë
dikush s’ka as kaq!

ObserverKult

Lexo edhe:

DONIKA DABISHEVCI: VAJI I NJI FMIJE T’BRAKTISUN

DONIKA DABISHEVCI: EDHE NJI VORR I RI GRUEJE N’KËTË VEND…