Gjithmonë e kisha ditur se nuk mund të shkonte gjatë
(Retë të mblidheshin, dhe flokët e dëborës butas të binin)
Tani i shoh si pjesë të së kaluarës së artë
(qiejt e errësuar dhe fërshëllimat e erës së natës)
Është poshtërsi të shtiresh.
Ta mbulosh me hi kraterin e ftohtë të dashurisë sonë,
E kisha ditur gjithkaherit se do t’i vinte fundi
Herët a vonë.
Gjithmonë e kisha ditur se kështu do të ndodhte
(Shiu do të binte me gjyma dhe bari do të lulëzonte)
Më e ëmbël për ty e puthura e një dashurie të re do të ishte
(Dielli drithërues dhe zogjtë e rinj që këndojnë).
Të ikura janë dallditë që na rrëmbenin dikur
Tani ti një gëzim të ri më të madh ke gjetur
Të njëjtën gjë do ta bëj edhe unë,
Herët a vonë.
Titulli i origjinalit: “Nokturn”
Përktheu: Irena Dono